Futboll Seria A Sport

Modesti Strakosha, zbulon për çfarë mendojnë te Lacio

Lacio nuk mundi të fitonte në shtëpi ndaj Atalantës, në një ndeshje ku kishte shansin për tu shkëputur nga Interi dhe të hidhte një hap për sigurimin e Champions-it. Megjithatë diferenca me vendin e pestë vazhdon të jetë dy pikë dhe lacialët nuk duhet të gabojnë më në ndeshjet e radhës. Thomas Strakosha, që ishte një nga më të mirët në fushë në ndeshjen ndaj Atalantës dhe me pritjet e tij shpëtoi skuadrën nga humbja e sigurt, tregohet modest në një deklaratë për “Premium Sport”, pas takimit. “Objektivi ishte që t’i largoheshim Interit me këtë ndeshje, por nuk ia dolëm edhe për shkak se Atalanta është një skuadër e fortë. Kemi bërë maksimumin e mundësive tona, por nuk morëm më shumë se një pikë, e cila ishte e rëndësishme. Unë nuk kam bërë asgjë veçse detyrën time dhe ajo që duhet të bëjmë në ndeshjet në vijim është të fitojmë dhe të mos lejojmë Interin të na afrohet më shumë ose të na kalojë”, ka thënë fillimisht portieri i Lacios dhe Kombëtares Shqiptare.

Takimi i radhës që bardhekaltërit do të luajnë është ndaj Crotones. “Është një tjetër ndeshje e rëndësishme, të gjitha deri në fund janë të tilla dhe ne do të japim gjithçka nga vetja. E bëmë këtë edhe në ndeshjen ndaj Atalantës dhe për fatin e mirë arrita të prisja disa raste të vështira. Për ndeshjen e radhës kemi disa dëmtim, por kemi shumë lojtarë të tjerë cilësor në ekip që do të na mundësojnë të fitojmë të gjitha ndeshjes. Kampionatit po i vjen fundi dhe jemi disi të lodhur, por gjithsesi të gjithë besojmë se mund të arrijmë të përfaqësohemi Champions. Në këto momente besimi se mund të arrish një gjë të tillë është i rëndësishëm”, ka mbyllur Strakosha. Për portierin ky mund të jetë sezoni i fundit te Lacio, pasi ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.

Related posts

PROVOKON NJË “ZJARR” TË RI/ Neymar del hapur kundër PSG-së pas humbjes me Dortmund

Delo.autor

NATË YJESH NË FRANKFURT/ Skela përballë Ronaldinho & Co!

Isa.Autor

Vdekja e kapitenit të Fiorentina-s, mjekët nxjerrin fakte të reja

Sadik.Autor

Leave a Comment