Futboll La Liga Sport

Trajneri Valverde i shokuar nga veprimi i Sergi Roberto

El Clasico e së dielës në mes të Barcelonës dhe Real Madridit u shndërrua në një ndeshje të ashpër me Ernesto Valverde, që mbeti i habitur nga dalja me karton të kuq e mbrojtësit Sergi Roberto. Topi nuk ishte në lojë, ndërsa spanjolli u shfaq duke e goditur me një dorë në fytyrë brazilianin Marcelo, me arbitrin që e kishte të qartë pamjen dhe e largoi nga fusha me karton të kuq. “Ka pasur shumë momente kontraverse, unë do të duhet të rishoh momentet për t’i kuptuar më qartë”, u tha ai gazetarëve. “Faulli i Sergi Roberto është i çuditshëm, unë jam i befasuar që ai e goditi atë në fytyrë. Do të duhet që ta ta shoh përsëri këtë moment në televizion”, shtoi trajneri i spanjollve.

Duke pasur parasysh faktin se para ndeshjes El Clasico nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe sa i përket klasifikimit, në fushë ndodhi krej e kundërta. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, por skuadrat dhanë shpirtin në fushë për ta fituar ndeshjen. Valverde ishte i kënaqur që skuadra e tij mbajti qëndrimin sulmues, pavarësisht se për pjesën e dytë luajtën me një lojtar më pak. “Në fillim ishte diçka pa adrenalinë, por që kishte shumë kafeinë”, tha shefi i katalanasve. “Kjo ndeshje gjithmonë do të ketë tension. Ishte e fortë që nga minuta e parë. Ne të gjithë duam t’i mundim rivalët tanë. Golat erdhën shpejt dhe pastaj u bë e vështirë me të gjitha kartat. Në pjesën e dytë, ne luftuam në mënyrë që të mos ndjehej disavantazhi i një lojtari më pak. Nuk nuk ndaluam së sulmuari. Na duhet të punonim sëbashku dhe nuk u dorëzuam kurrë në sulm”, shtoi ai.

Related posts

TRAJNERI FRANCEZ DREJT LARGIMIT/ PSG kërkon zëvendësin e Tuchel, “luftë” me dy gjigantëve të stolit

Delo.autor

Trajneri i ri i Luftëtarit, në Gjirokastër vjen me 2 lojtarë me vete

Sadik.Autor

NDIZET ATMOSFERA PARA “FINALES” NDAJ TURQISË/ Tifozët “kuqezinj” me përkrenare dhe qeleshe “pushtojnë” Stambollin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment