Futboll Ligue 1 Sport

Al-Khelaifi ndodhet në Milano për një mision të veçantë

President i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, është aktualisht në Itali për të provuar fatin e tij për të gjetur një marrëveshje për të nënshkruar me portierin Gianluigi Donnarumma. Paris Saint-Germain kërkon një portier cilësor dhe deri tani kanë shqyrtuar disa emra. Gianluigi Buffon pritet të mbërrijë në javët e ardhshme dhe e ardhmja e Kevin Trapp dhe Alphonse Areola është shumë në ajër.

I pari mund të largohet nga klubi për të gjetur një klubi ku i garantohet vendi i titullarit, ndërsa i dyti flitet se ka gjetur tashmë një marrëveshje me Napolin për t’u bashkuar me trajnerin Carlo Ancelotti. Kështu, drejtuesit e Paris SG po shohin me interes afrimin e një portieri tjetër dhe Gianluigi Donnarumma, qëndron në krye të listës, i cili ka qenë afër kampionëve të Francës edhe verën e kaluar dhe duket se e pëlqen shumë një transferim në Paris.

Sipas informatave nga “Corriere dello Sport”, Nasser Al-Khelaïfi është aktualisht në Milan, ku synon të zhvilloj një bisedë për të gjetur marrëveshjen me portierin e Milanit. E përditshmja italiane siguron se presidenti i Paris SG do të ketë qëllimin e fortë për të rekrutuar një portier tjetër pas Gianluigi Buffon, gjatë kësaj merkato vere.

Donnarumma është lidhur shpesh me një largim nga “San Siro”, në vitin e fundit me agjentin e tij Mino Raiola, që shpesh ka shprehur dëshirën e tij për t’i gjetur një klub të ri 19-vjeçarit të talentuar. Donnarumma edhe pse ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Milanin, mund të largohet nëse kuqezinjtë do të dënohet nga UEFA për të mos luajtur në edicionin tjëtër në Europa League për shkak të borxheve të pashlyera nga presidenti Li. Drejtorit sportiv Massimiliano Mirabelli theksoi se portieri nuk do të largohet nga Milani ndërsa zbuloi se për të nuk ka patur asnjë ofertë, por kjo mbetet të shihet. /

Related posts

I theu rekordin në “Premier League”, Drogba: Ja çfarë më shkruante Salah kur ishim te Chelsea

Sadik.Autor

Hamilton flet për garën e Belgjikës: U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur

Isa.Autor

FORMULA 1/ Vettel pranë rikthimit te Red Bull, Verstappen e paralajmëron

Delo.autor

Leave a Comment