Futboll La Liga Sport

Barça nuk bën ulje çmimi për Rafinha-n

Barcelona nuk ka ndërmend të negociojë me Inter për të ulur çmimin e mesfushorit Rafinha Alcantara.

Mesfushori brazilian Rafinha iu bashkua Zikaltërve nga Barça në formë huazimi në janar dhe ka bërë 17 paraqitje në Serie A, duke nisur 12 prej tyre si titullar.

Marrëveshja mes dy klubeve ka pasur të përfshirë edhe një opsion për blerje përfundimtare për 25-vjeçarin me një shifër 35 milionë euro plus 3 milionë bonuse.

Sky Italia tani raporton se për shkak të problemeve me Fair Play Financiar, Inter nuk është në pozicion për të blerë lojtarin me çmimin e kërkuar nga katalanasit, por as Barça nuk ka ndërmend të mbrapset.

Inter gjithashtu nuk ka shfrytëzuar as blerjen përfundimtare të Joao Cancelo nga Valencia, pasi nuk ishte në gjendje të paguante 35 mln euro për një nga lojtarët më të mirë të fazës së dytë.

Related posts

RIVALITETI QË NUK VDES KURRË/ Dueli në distancë, MESSI mposht RONALDON (STATISTIKA)

Isa.Autor

SERIE A/ Letra prekëse e Buffon për tifozët e Juventus

Sadik.Autor

MOTO GP/ Ish-kampioni i botës pranë rikthimit me motorin italian…

Delo.autor

Leave a Comment