Futboll Sport

Botërori 2018/ FIFA publikon hartën ku janë shitur më tepër bileta

Rreth 2.4 milion bileta janë shitur për ndeshjet e Botërorit të Rusisë, i cili do të zhvillohet në 11 stadiume. FIFA bëri këtë njoftim zyrtar ditën e sotme. “Kur duhen edhe 7 ditë nga hapja e turneut të Kupës së Botës, FIFA konfirmon se janë shitur 2.403.116 bileta në të gjithë botën që kur nisën shitjet në shtatorin e vitit 2017”, saktëson FIFA nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

“Shumica e tyre janë shitur për fansat rus, 871.797, të ndjekur nga fansat amerikan me 88.825 dhe në vendin e tretë pozicionohen brazilianët që kanë blerë 72.512 bileta. Kolumbia ndjek listën me 65,234 më pas vijnë: Gjermania me 62,541 bleta, Meksika me 60,302, Argjentina me 54,031, Peruja me 43,583, Kina me 40,251, Australia me 36,359 dhe Anglia me 32,362 bileta të shitura, shtete këto që përbëjne dhjetëshen e parë të vendeve që kanë blerë më tepër bileta”.

“Kërkesat ndërkombëtare përbëjnë 54% të shitjeve. Deri më 15 korrik do të vijojë shitja e biletave, të cilat mund të ndryshojnë edhe gjeografinë e zonave që i kanë blerë ato”, thotë FIFA në njoftimin zyrtar.

Çmimet e biletave për Kupën e Botës ndahen në tre kategori, ndërsa FIFA ka njoftuar edhe për çmimin për secilën kategori. Një kategori e veçantë është ajo që vlerësohet e katërta, e cila është më e lirë dhe që u prezantua nga FIFA në korrik të vitit 2016. Pra, ishin biletat e rezervuara për banorët e vendit pritës, Rusi.

FIFA ka njoftuar që në korrikun e vitit 2016 se cili do të jetë çmimi i biletave në bazë të tre kategorive të përmendura më sipër. Ato variojnë nga 105$-285$ për kategorinë e tretë, 165$-480$ për kategorinë e dytë dhe nga 210$ deri në 750$ për kategorinë e parë, e cila vlerësohet edhe si më e shtrenjta. Ndërkohë që biletat për hapjen dhe ndeshjet finale të Kampionatit Botëror kanë një politikë të ndryshme të çmimeve.

Related posts

LA LIGA/ Befason Zidane, aktivizon të birin që nga minuta e parë

Sadik.Autor

“DO TË BËHEM BABA”/ Taulant Xhaka rrëfen lumturinë e jetës: Uroj të vijë si dhurata e ditëlindjes…

Delo.autor

VAR ‘ngjall’ polemika në Angli, Chelseas iu mohua një penallti ndaj Norwich

Q.Autor

Leave a Comment