Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Interi ofron Brozovic dhe Eriksen për Cante, Chelsea merr vendimin

Me Arturo Vidalin që është shumë afër kalimit te Interi dhe zyrtarizmi është çështje kohe, Interi po punon edhe për afrimin e një mesfushori tjetër.

Objektivi dhe kërkesa e trajnerit Konte është lojtari i Çelsit, Ngolo Kante. Ky i fundit pëlqehet shumë nga trajneri ziklatër, i cili e do me çdo kusht në skuadrën e tij.

Interi ka nisur kontaktet me Çelsin, që kërkon të paktën 70 milionë euro për shërbimet e mesfushorit. Në këtë situatë, sipas një prapaskene të zbuluar nga mediat italiane, bëhet e ditur se zikaltërit i kishin ofruar londinezëve Kristian Eriksen dhe Marselo Brozoviç për të marrë në shkëmbim Kantenë.

Megjithatë përgjigja ka qenë negative nga ana angleze, kjo për shkak se dy mesfushorët e Interit nuk janë lojtarë që i përshtaten lojës së Lampard.

Related posts

ELEMINIMI DRAMATIK/ Presidenti i Federatës Gjermane merr vendimin për Joachim Low

Isa.Autor

Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

Isa.Autor

Ancelotti takohet me menaxherin e lojtarit të Tottenham

Sadik.Autor

Leave a Comment