Formula 1 Sport

Verstappen prenoton fitoren në Montreal: Pista ime e preferuar

Max Verstappen, në garat e fundit ka qenë gjithnjë në qendrë të polemikave për gabimet e shumta dhe parakalimet e tepruara, por piloti holandez, në garën e radhës në Montreal, kërkon të bëjë një paraqitje ndryshe. “Gara e një viti më parë u mbyll jo mirë për mua, pasi u ndala pas 10 xhirosh për shkak të një problemi teknik. Por tani gjërat janë ndryshe, makina po paraqitet mirë dhe në Montreal jam i bindur se do të paraqitemi mirë. Jam entuziast që rikthehem në këtë pistë, pasi më pëlqen shumë”, tha Verstappen.

Kjo është një pistë ku krijohet një atmosferë si në stadium, ndaj më pëlqen dhe fundjava këtu është gjithnjë argëtuese. Kthesa e fundit në formë “S” është e rëndësishme, pasi mund të të nxjerrë jashtë garë në çdo moment nëse frenon keq apo je me shpejtësi. Unë besoj se këtu mund të korr suksesin e parë sezonal, pasi kam nevojë për një fitore. Kohët e fundit më ka munguar rezultati, por jam përgatitur mirë dhe shpresoj që t’ia dal mbanë të jem mes më të mirëve”, deklaroi piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Related posts

“VENDOSA TË MOS LARGOHEM NGA…”/ Talenti francez tregon pse refuzoi ofertën e Real Madrid

Delo.autor

HOLANDË-MALI I ZI/ Van Gaal i beson treshes së sulmit Berghuis, Depay dhe Gakpo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ 50 Cent i ofron “NJË MAL ME PARA” KHABIBIT për këtë ARSYEJE…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment