Futboll Sport

LUMË KRITIKASH nga TIFOZËT/ Argjentinasit kërkojnë njëzëri largimin e Messit nga Kombëtarja (FOTO)

Humbja e thellë 3-0 ndaj Kroacisë i ka mërzitur akoma më shumë tifozët argjentinas. Sikur të mos mjaftonte barazimi 1-1 me Islandën, zhgënjejnë në përballjen ndaj ballkanasve. Ndaj, reagimet e tifozëve kanë qenë të shumta dhe tepër negative ndaj kapitenit të përfaqësueses së tyre, Lionel Messi. Madje, nuk e kanë kursyer aspak përformancën e tij në fazën eliminatore, teksa arriti t’i sigurojë kombëtares së tij një biletë për në Rusi.

Të shumtë kanë qenë ato tifozë që kanë kërkuar që pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” të tërhiqet nga Kombëtarja përsëri. Sikurse ndodhi edhe herën e parë, kur humbi finalen ndaj Kilit në kuadër të Kupës së Amerikës në vitin 2016. Sulmuesi i Barcelonës ishte thuajse anonim në sfidën e mbrëmjes së djeshme, pasi nuk arriti që të rrezikojë në portën kundërshtare.

Golat e Ante Rebic, Luka Modriç dhe Ivan Rakitic vulosën një fitore 3-0 të merituar për Kroacinë. Argjentinës tashmë i nevojitet vetëm një mrekulli për të kaluar grupin në sfidën ndaj Nigerisë. Takim i cili do të luhet më 26 qershor në orë 20:00, i vlefshëm pë grupin D. Kjo do të jetë ndeshja që do të vendosë fatin e ekipit të Argjentinës, trajnerit dhe mbi të gjitha edhe Messi do të marrë një vendim.

Related posts

ZHGËNJEN TIRANA E EGBO/ Young Boys eliminon lehtësisht “Bardheblutë” nga Europa League

Delo.autor

Partizani zhbllokon sfidën ndaj Teutës, Batha nuk gabon nga pika e penalltisë (Video)

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ INTERI mund të PËRFITOJË nga transferimi i PAQUETAS tek MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment