Futboll Sport

Në Meksikë është diçka normale/ FIFA e cilëson “homofobike” dhe nis procedim disiplinor

FIFA ka nisur një procedim disiplinor ndaj federatës së futbollit të Meksikës pasi sipas vëzhguesve të saj gjatë ndeshjes Gjermani-Meksikë tifozët meksikanë kanë kënduar kore të cilësuara si homofobike ndaj portierit të “panzerave” Manuel Neuer.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për disa thirrje gjatë kohës kur Neuer bëhej gati për një rivënie fundore, ku publiku thërriste “ooooo” dhe në fund në momentin e shkelmimit të topit nga portieri shtonin fjalën “puta”, që në spanjisht do të thotë “kurvë”. Në fakt kjo është një sjellje mëse e hasur në tifozeritë amerikano-latine dhe cilësohet si diçka normale në stadiumet e këtyre vendeve. Por mesa duket në Botëror vlejnë rregulla të tjera.

Meksika rrezikon një gjobë të majme në rast se akuzat vërtetohen.

Related posts

Alisson vendos pë të ardhmen, në fund të sezonit nënshkruan me këtë klub

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ As Portugalina nuk e votoi Ronaldon për “Topin e Artë”

Delo.autor

Dhuna kundër tifozit të Liverpool, dy italianë presin vendimin e gjyqit

Sadik.Autor

Leave a Comment