Futboll Premier League Sport

Rrëfehet Hazard/ Nëse Real Madridi më do mua, e di se çfarë duhet të bëjë…

Gazeta franceze “L’Equipe” botoi të hënën një intervistë me Eden Hazard, në ditën e debutimit të ekipit kombëtar belg në Kupën e Botës së Rusisë, kundër Panamasë (ora 17:00). Në të, përveçse analizon rolin e kombinuar të Roberto Martinez, në mënyrë të qartë flet për të ardhmen e tij: “Nëse qëndroj te Chelsea e bëj për një ekip më të mirë se sezonin e kaluar. Unë nuk do të qëndroj nëse do të jemi po njësoj, apo më keq”.

I pyetur për interesimin e Real Madridit, ai nuk u fsheh. “Real Madridi mund të më interesojë, të gjithë e dinë. Drejtuesit e Realit tashmë e dinë se çfarë duhet të bëjnë, nëse më duan mua, – shtoi belgu. – Një projekt është i nevojshëm te Chelsea. Nëse i bëj mirë gjërat në Kupën e Botës, do të jetë më e lehtë.

Unë nuk dua të flas për merkaton në këtë kohë, sepse jam pyetur shumë herë edhe në Londër. Me Chelsea kam fituar gjithçka, edhe Champions. Unë jam në këtë pikë të karrierës në sajë të Chelsea. Të thuash “po largohem” do të ishte shumë e lehtë, prandaj së pari dua të shoh se çfarë do të ndodhë te Chelsea për sezonin e ardhshëm. Dua të shoh nëse trajneri vazhdon apo jo”.

Related posts

U SHPALL LOJTARI MË I MIRË I VITIT/ Lewandowski tregon kujdes, trofeu përfundon në një vend shumë special… (VIDEO)

Delo.autor

TONALI U TRANSFERUA TEK “DJALLI”/ I njëjti lojtar dhe dy module, ja si luan Milan në sezonin e ri

Delo.autor

“INVESTITORËT E RINJ E KANË TË VËSHTIRË TË FITOJNË”/ Ish-trajneri Wenger: Ja pse futbolli i sotshëm është i mërzitshëm

Delo.autor

Leave a Comment