Futboll La Liga Sport

Klauzolë mbresëlënëse/ Zbulohen termat financiarë të transferimit të Malcom tek Barcelona…

Malcom është zyrtarisht futbollisti i ri i Barcelonës dhe faqja zyrtare e klubit katalanas në “Twitter” ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes, pasi braziliani kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe do të prezantohet nesër në “Camp Nou”.

Por krahas kësaj janë zbuluar edhe termat financiarë të këtij transferimi që shtangu italianët e AS Roma, që dy ditë më parë kishin arritur marrëveshjen me lojtarin në fjalë.

Kurioz është fakti se ndeshja e tij e parë me fanellën e Barcelonës do të jetë pikërisht kundër Roma, më 31 korrik, në miqësoren që do të luhet në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për “International Champions Cup 2018”.

41 milionë euro, plus 1 milionë euro bonus, do të derdhen në arkat e Bordeaux, ndërsa sulmuesi do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon për pesë vitet e ardhshme.

Klauzola për prishjen e kontratës së Malcom me Barcelonën është plot 400 milionë euro.

 

Related posts

PAS 4 MINUASH/ Aguero shlyen gafen me 2 gola ndaj Chelseat (VIDEO)

Delo.autor

“MË MUNGON, MIK”/ Futbollisti i njohur bën dedikim prekës për Maradonën: Do të jap zemrën time…

Delo.autor

Klopp: Chamberlain më pëlqen, por mund të përmirësohet shumë

Q.Autor

Leave a Comment