Futboll Seria A Sport

NË GJENDJE KAOTIKE/ Por Milani refuzon 70 milionë nga Anglia për dy “yjet” e ekipit

Epoka kineze ka përfunduar, ndërsa Milani tashmë është marrë në dorë nga “përmbaruesi” amerikan “Elliott”, i cili fatmirësisht vazhdon të ofrojë garanci për tifozët se e ardhmja e këtij klubi mund të jetë sërish e madhe.

Gjithsesi, problemet qëndrojnë dhe rregullimi i bilancit është një domosdoshmëri, prandaj shitja e një kampioni të kësaj skuadre duket më se e nevojshme për të ulur deficitin sezonal dhe nga ky fakt kërkojnë të përfitojnë disa prej klubeve angleze.

Mançester Junajtid ishte spekuluar prej ditësh se është interesuar për shërbimet e kapitenit Leonardo Bonuçi, por “Elliott” dhe Milani kanë refuzuar ofertën prej 32 milionë eurosh për të, duke e quajtur shumë larg pretendimeve dhe vlerave të futbollistit.

Sërish nga Premier Liga, dje ka pasur një tentativë të Uest Hemit për blerjen e fantazistit Suso, duke ofruar 38 milionë euro, por edhe në këtë rast, përgjigjja nga Milano ka qenë negative

Related posts

I HUMBI QENI 2 VITE MË PARË/ Gjykata detyron Sturridge t’i paguajë 30 mijë dollarë atij që ia gjeti

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË PREMIER/ Portieri i Wolves i pafat, i pret dy penallti Sterling dhe pëson gol (VIDEO)

Delo.autor

Totti: Një ofertë e Juventus për djalit tim? Do t’i thoja…

Q.Autor

Leave a Comment