Futboll Premier League Sport

ËSHTË LIDERI I PORTUGALISË/ Klubi i kthyer në Premier merr kampionin e Europës

AS Monaco ka zyrtarizuar marrëveshjen me Wolverhampton për transferimin e João Moutinho te kjo skuadër. Kampion i Francës në vitin 2017 me Monaco dhe kampion i Europës në vitin 2016 me Portugalinë ai do t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës që sapo është ngjitur në Premier League.

I ardhur në verën e vitit 2013 nga Porto, Joao Moutinho luajti 221 ndeshje në pesë sezone me Monaco. Mesfushori ka dhënë 33 asiste dhe 12 gola për ekipin e “Principatës”.

Moutinho ka qenë pjesë e skuadrës së fitoi titullin në vitin 2017 kur shkoi deri në gjysmëfinalet e Champions League. Ai luajti në “Rusi 2018” me Portugalinë.

Related posts

HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Juventus gati 30 milion paund për mbrojtësin e Premier…

Delo.autor

E TRISHTË/ Tërmeti në Turqi, gjendet nën rrënoja i pajetë edhe drejtori sportiv i klubit turk

F.autor

SFIDA E KTHIMIT NË EUROPA LEAGUE/ Spalletti: Ankesat nuk na kualifikojnë, kemi nevojë

Delo.autor

Leave a Comment