Futboll Sport

Mesfushori i Bayern Munchen: Me Kovac ndihem një futbollist i rilindur…

Bëhuni gati për një Renato Sanches të ri, me më shumë besim, i matur, me dëshirë për të treguar vlerat e tij dhe ambicie, për t’u kthyer ai që ishte kur Bayern e bleu në vitin 2016, si një nga futbollistët më premtues në qarkullim.

Portugezi që ka kaluar dy sezone të vështirë, që pasi fitoi titullin kampion europe në vitin 2016, por duket i rilindur te Bayern i drejtuar nga Nico Kovac.

“Unë nuk e humba kurrë buzëqeshjen, por tani jam më i pjekur dhe kjo më jep mundësinë të luajë më mirë dhe t’i shoh gjërat me një prespektivë tjetër,” – tha 20-vjeçari, që e nisi karrierën me Benfica.

Sanches luajti 25 ndeshje në të gjitha veprimtaritë me Bayern, gjatë sezonit të parë në Bavari, më pas u huazua te Swansea, ku dështoi totalisht.

“Unë mësova anglisht dhe personalisht e konsideroj si një hap para aventurën time në Premier League, edhe pse gjërat nuk shkuan mirë. Hap pas hapi u bëra gati të kërkoj shanset e mia te Bayern. Puna me trajnerin e ri Kovac është mbresëlënëse. Ai na cakton detyra personale, flet me secilin prej nesh në mënyrë të tej zgjatur. Shpjegon shumë mirë idetë që ka dhe kjo është e rëndësishme për mua, por edhe për pjesën tjetër të ekipit,” – tha Sanches.

Më pas mesfushori shtoi: “Shpresoj që goli që shënova ndaj PSG të jetë i pari i një serie të gjatë. Jam krenar që jam futbollist i Bayern dhe që kam një kontratë deri në vitin 2021. Për mua është një fillim i ri. Ndjej sikur sapo kam ardhur në këtë ekip. Për këtë ka meritë edhe trajneri Kovac.”

 

Related posts

ZYRTARIZON “DIVORCIN” ME PARTIZANIN/ Sulmuesi Llanaj: Falenderoj drejtuesit dhe tifozët… (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Tentativa e parë, PSG ofron ish-lojtarin e Interit për Kristiano Ronaldon

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida mes Fiorentinës dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment