Futboll Sport

Kristal Abazaj, ditëlindjen e feston si titullar me Anderlehtin

Kristal Abazaj e ka festuar ditëlindjen si titullar në përballje e sotme ndaj Roselares. Ish-ylli i Luftëtarit, i cili mbushi 22-vje, e nisi nga minuta e parë takimin miqësor teksa u ndërrua në fillimin e pjesës së dytë nga Bakali.

Gjatë kohës që Abazaj qëndoi në fushë, Anderlehti udhëhoqi me rezultatin 1-0 falë golit të Vranjes, ndërkohë që Roselare barazoi në pjesën e dytë.

Aktivizimi si titullar i futbollistit të Kombëtares, ishte një shenjë pozitive dhe pritet që ai të ndihmojë Anderlehtin në sezonin e ardhshëm, në misionin titull. Mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen ishte vendi i titullarit. Drejtuesit belg presin shumë nga talenti shqiptar, i cili ka shansin e shkëlqyer për të treguar veten.

Related posts

Kujtoni 10 mrekullitë e Ronaldinhos, që ju lënë me gojë hapur (VIDEO)

Q.Autor

DUELI PËR TITULL/ Tottenham- Man City, magjia e mbrëmjes në Wembley

Isa.Autor

DËSHTON KOMBËTARJA E SADIO MANES/ Algjeria shpallet kampione e Afrikës

Delo.autor

Leave a Comment