Futboll Sport

Mourinho: Jemi në telashe. Martial? Ai duhet të ishte këtu, por nuk është…

Jose Mourinho ka shfaqur frustrimin e tij për merkaton e vakët të Manchester United teksa ka zbuluar se pret të paktën një blerje deri në fund të afatit, dhe ka konfirmuar se Nemanja Matic do ta humbasë startin e sezonit pas një dëmtimi.

“Do të doja dy lojtarë të rinj,” shprehet trajneri i United. “Mendoj se nuk do të vijnë dy. Mendoj se është e mundur të vijë vetëm një. I kam dhënë një listë klubit me pesë emra disa muaj më parë dhe dua të shoh nëse është e mundur të kem një nga ata lojtarë.

“Nëse po, shumë mirë. nëse jo, do të luftojmë me lojtarët që kam në dispozicion. Ekipi që mposhti Liverpool nuk është ekipi që unë do të luaj në ndeshjen e parë të sezonit.

“Kjo ishte vetëm 30% e skuadrës sime. Kështu që mos e shihni këtë ndeshje si pikë reference. Matic do të humbasë fillimin e sezonit, ka ardhur i dëmtuar nga Botërori.

“Martial? Gruaja e tij lindi një fëmijë, një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm, falë Zotit. Ai duhet të ishte këtu por nuk është. Për momentin jemi në telashe, shpresoj që lojtarët që janë akoma me pushime të rikthehen sa më mirë.”

Related posts

EURO2020/ “France Football” përfshin futbollistin e Kombëtares së Kosovës në 11-tshen e më të mirëve

Delo.autor

“SHKON I PARI DHE LARGOHET I FUNDIT NGA STËRVITJA”/ Shikoni rrugëtimin e Mbappe për ëndrrën që ai kishte (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter arrin akordin me talentin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment