Futboll Sport

Mourinho përmend dy liderët e heshtur që i dhanë fitoren Francës në gjymsëfinale

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka përgëzuar mesfushorin Paul Pogba gjatë fitores 1-0 të Francës ndaj Belgjikës. Mourinho nuk i ka bërë shumë komplimente Pogba-së gjatë sezonit në Premier League por i pëlqeu paraqitja e tij gjatë gjysmëfinales.

Ish-trajneri i Real Madrid gjithashtu i thur elozhe mbrojtësit francez Raphael Varane.

“Ata u munduan të kontrollojnë ndeshjen me paraqitjet fantastike të Varane dhe Pogba,” shprehet Mourinho për RT. “Pogba ishte i pjekur, ai luajti me pjekuri të madhe. Kur duhet të mbante pozicionin dhe të mbante kontrollin e ndeshjes, ai e bëri.

“Kur Deschamps nxori nga loja Olivier Giroud në vend të Steven Nzonzi, Pogba kishte më shumë hapësira por jo hapësira për të bërë budallallëqe, por për të mbajtur topin larg zonës së rreptësisë.

“Të mbash topin, t’i japësh asist Griezmann-it për një rast të pastër. Ai ishte shumë i pjekur.”

Related posts

SULMUESI I ZONJËS SË VJETË/ Ajenti i Mandzukiç: Mario e dashuron JUVEN

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari, Nisje e mirë për korçarët. Krasniqi kërkon 11-metërsh

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment