Futboll Sport

Pogba për Kylian Mbappe: Nuk krahasohet me mua, është shumë i talentuar

Poul Pogba, një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin, nuk i ka kursyer lavdërimet për bashkëkombësin Kylian Mbappe pas ndeshjes së fituar me Argjentinën.

 

‘Ylli’ i Manchester United për “Goal.com” ka deklaruar: “Mbappe ka më shumë talent se unë. E shikoni se çfarë po bën për moshën që ka? Jo, kurrë nuk e kam talentin e tij.

 

Ai është shumë i shpejtë… është sulmues, ai nuk mund të krahasohet me mua,”-u shpreh Pogba për 19-vjeçarin i cili fillimisht fitoi një penallti dhe më pas realizoi një ‘dopietë’ dje kundër Argjentinës.

Në moshën e Mbappe, Pogba sapo kishte kompletuar kalimin e tij te Juventus nga Manchester United dhe ende nuk e kishte bërë debutimin me Francën, që ndodhi 1 vit më pas.

Related posts

NUK KA BINDUR/ PUYOL “shuplakë” DEMBELES: Ta MËSOJË shpejt që është te BARÇA

Isa.Autor

FOTO/ Dybala thumbon Milanin, Gattuso nuk përmbahet: Nëse Juve fiton Champions, unë do pres…

Q.Autor

Barcelona e “rrëmbimeve”/ Arrin akordin personal me objektivin e Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment