Futboll Sport

Prapaskena, dy pjesëtarë të familjes nuk e kanë pritur mirë kalimin e Ronaldos tek Juventus

Ka qenë si një dush i ftohtë. Me këto fjalë e ka përshkruar “Ok Diario” reagimin që kanë patur disa pjesëtarë të familjes së Cristiano Ronaldo-s, kur kanë mësuar se ai do të transferohej tek Juventus.

CR7 ka qenë i bindur në zgjedhjen e tij, por janë dy përbërës të familjes, të cilët duket se kanë dashur që ai të qëndronte në Madrid. Bëhet fjalë për Cristiano Jr. dhe Dolores Aveiro, mamaja e Cristiano-s.

Vendimi i marrë nga lojtari portugez është menduar mirë dhe për një kohë të gjatë, pikërisht sepse ai e dinte se do t’i dëmtonte të afërmit e tij në një mënyrë apo një tjetër.

Cristiano Junior, në fakt, e konsideron shtëpinë e tij Spanjën, shkon në shkollë atje dhe aty i ka të gjithë shokët. Ai do të duhet të lërë skuadrën dhe shokët e ekipit. Personi i dytë i familjes, që do të ketë probleme nga transferimi i Cristiano-s në Torino është mamaja Dolores.

Edhe pse e ka uruar në rrjetet sociale për aventurën e tij të re, ajo, që është mësyar t’i qëndrojë gjithmonë afër, mund të mos e shikojë më kaq shpesh (duke parë se jeton në Lisbonë dhe rruga është më e gjatë).

Ajo që është e kënaqur nga vendimi i Ronaldo-s, është partnerja e tij Georgina Rodriguez. Ajo është entuziaste nga ideja se mund të merret me shtëpinë e re, ta ideojë sipas dëshirës dhe të marrë në dorë frerët e familjes.

Juventus duket se është kthyer në një mundësi të artë për të prerë kërthizën me familjet e të dyve dhe për të patur pak më shumë pavarësi.

Related posts

SERIA A/ Chievo-Inter, zikaltrit s’shënojnë në transfertë prej tri ndeshjesh

Sadik.Autor

ANALIZA/ Vetëvlerësimi në maksimum, ja fytyrat e “mbretit” Ibrahimovic

Delo.autor

PAGESA E ME KËSTE PËR MAROKENËT/ Dënimi nga FIFA, zbardhet plani i Tiranës për zhbllokimin e merkatos

Delo.autor

Leave a Comment