Futboll Sport

DOMINIM TOTAL/ Paris SG bën “poker” dhe shkatërron Monacon në Superkupë (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka fituar 4-0 ndaj Monaco duke ngritur për herë të gjashtë radhazi trofeun e Superkupës së Francës, që u luajt për herë të parë në Kinë.

Kampionët e Francës, që fituan katër trofe në futbollin francez gjatë sezonit të kaluar, e nisin në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me trajnerin e ri Thomas Tuchel, edhe pse nuk patën në radhët e tyre “yje” si Neymar apo Mbappe, të cilën sapo janë kthyer nga pushimet e zgjatura, për shkak të impenjimit në Botërorin 2018.

Braziliani Neymar luajti vetëm 15 minuta e fundit, kur ndeshja ishte zgjidhur.

Ekuilibri ndaj Monaco zgjati derisa u mbush gjysmë ore lojë, kur Angel Di Maria shënoi golin e parë për PSG, me një goditje dënimi fantastike. Shtatë minuta më vonë, mesfushori 20-vjeçar Christopher Nkunku, i çoi shifrat në 2-0.

Në minutën e 67-të, PSG blindoi fitoren me golin e tretë të shënuar nga një tjetër futbollist i talentuar Timothy Weah, djali i ish-fituesit të “Topit të Artë”, George Weah.

Vlen për t’u përmendur edhe fakti se Gianluigi Buffon e ruajti rrjetën të paprekur në ndeshjen e tij të parë zyrtare me PSG, teksa ai që hapi serinë e golave, 30-vjeçari Di Maria, kompletoi edhe “pokerin parizien” në këtë fitore 4-0 që jep një sinjal të qartë se cila është skuadra për t’u mundur në Francë.

Related posts

U SHKARKUA NGA DREJTIMI I BARCELONËS/ Valverde projektohet në stolin e rivalëve. Po kërkon shtëpi në qytetin e…

Delo.autor

U PËRFOL SE DO TË LARGOHEJ/ Nedved konfirmon të ardhmen e Ronaldos tek Juventus, ja detajet e akordit…

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Vllaznia i falet një braziliani, nis mbarë rrugëtimi drejt Superiores (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment