Formula 1 Sport

E PABESUESHME/ Surprizon Hamilton: Dua të garoj në Moto GP

Spektakli i dhuruar gjatë fundjavës në garën e Brnos në Moto GP ka bërë jehonë të madhe dhe mbi të gjitha ka rënë në sytë e atyre që me shpejtësinë janë të dashuruar. Lewis Hamilton ka shijuar spektaklin e dyrrotëshave teksa ka përdorur rrjetet sociale, ku në një postim të Cal Crutchlow i ka shprehur dëshirën për të garuar me ta. Piloti i Hondës në përfundimin e garës kishte postuar në profilin e tij në Instagram një foto ku ai gjendet përpara Valentino Rossit, që do ta kalonte në xhiron e fundit. Britaniku e ka marë me sportivitet ku fotografinë e ka shoqëruar me falenderimin për skuadrën për emocionet e shoqëruara.

“Një tjetër betejë epike. Punë e mirë djema, çfarë dite. Jam kënaqur shumë. Një falenderim për skuadrën time”.

Por reagimi i Hamilton ka qënë po kaq surprizues, duke i shkruajtur se dëshiroj të garoj me ju. Honda nuk e ka lënë me kaq pasi e ka ftuar kampionin e Formula 1 t’i bashkohet skuadrës pikërisht në Brno, ku po kryhen teste të Moto GP. Edhe tifozët duket kanë qënë të kënaqur me idenë se mund të shohin Hamilton të ndryshojë mjet, nga bota e shpejtësisë së makinave tek ajo e motorëve.

Related posts

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Avokati: Lojtarët mund t’i prishin kontratat!

Delo.autor

Pochettino vë veton/ Nuk do të lejoj asnjë nga yjet të largohet nga Tottenham

Isa.Autor

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Vritet në shtëpinë e tij futbollisti 20-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment