Futboll Sport

LEGJENDË në TURQI, klubi i famshëm nderon FADIL VOKRRIN (FOTO)

Bëhen gati 2 muaj nga vdekja e dhimbshme e legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri. Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës vdiq nga një atak kardiak ku duheshin dhe dy javë përvjetori i 58-të i lindjes.

Por emri i mirë që ai la dhe kontributi për integrimin e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare ka bërë që ai të kujtohet me respekt nga shumë tifozë, bashkëpunëtorë dhe të afërm.

Stadiumi i ri i Prishtinës mori emrin e ish-yllit të futbollit të viteve ’80-’90, por klubi i njohur turk Fenerbahce ka vendosur të nderojë ish-sulmuesin për kontributin dhe përkushtimin e dhënë për “Kanarinat e Verdha” në vitet 1990-1992.

Presidenti i klubit Ali Koç i ka bërë ftesë zyrtare djalit të Fadil Vokrrit Gramozit për të ndjekur ndeshjen e parë të sezonit të ri të kampionatit turk në stadiumin “Sukru Saraoglu” në datën 11 gusht.

Vokrri konsiderohej njëri prej lojtarëve më të mirë të futbollit jugosllav në kohën kur luajti për Prishtinën dhe Partizanin e Beogradit. Nga 1989 deri në 1995 luajti jashtë në Turqi dhe Francë. Mesfushori me tipare sulmuese luajti për përfaqësuesen e Jugosllavisë në 12 raste dhe shënoi 6 gola.

Më poshtë është dhe dokumenti zyrtar i firmosur nga kreu i njërit prej tre klubeve më të fuqishme të Turqisë:

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Ish-drejtori i “Bardhezinjve”: Ja pse Arthur do të ngrohë stolin tek Juventus i Pirlos

Delo.autor

PLAS TE LACIO/ Igli Tare bën sherr me Perucin, ish-portieri kërcënon me largim

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Dinamo e merr seriozisht derbin, Shkëmbi bisedë “kokë më kokë” me Ibraimin

Delo.autor

Leave a Comment