Formula 1 Sport

KËRKON TITULLIN/ Vettel optimist për garën e Rusisë: Makina jonë funksionon kudo

Sebastian Vettel është i bindur se makina Ferrari që ai piloton do të bëjë një paraqitje mjaft të mirë në të gjitha pistat e mbetura të këtij Botërori të Formula 1 dhe se nuk do të hasë vështirësi, siç ndodhi në Singapor. “Ka ende shumë gara për t’u zhvilluar e pikë për t’u fituar. Kemi një makinë të mirë, që këtë sezon është përshtatur mjaft mirë thuajse në çdo pistë. E nisëm mirë sezonin, por më pas humbëm disi terren, por është e rëndësishme që të rikthehemi kompetitivë në garat e mbetura”, tha Vettel.

Duke folur për garën e radhës, atë që do të zhvillohet më 30 shtator në Rusi, piloti gjerman shton: “Kjo është një pistë ku nga viti në vit paraqitja jonë është përmirësuar, ndaj edhe këtë vit presim një garë të mirë. Makina jonë praktikisht funksionin në mënyrë të shkëlqyer kudo dhe kjo është një pikë e fortë e jona, ndaj nuk kam frikë nga sfidat e mbetura. Në Rusi, 3 makinat skuadrave do të jenë pranë njëra-tjetrës, ndaj duhet një kohë e mirë të shtunën, pasi është një pistë e vështirë për të parakaluar”, tha Vettel.

Related posts

Befason Lushnja me Pepën, zgjat vetëm 5 minuta avantazhi i Kukësit

Sadik.Autor

NË GARË ME BARCELONËN/ Juventusi synon në merkato sulmuesin e Arsenalit

Delo.autor

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Inter sfidon rekordmenët e Sevillia-s, ja statistikat e veçanta

Delo.autor

Leave a Comment