Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN/ Sarri mahnitet nga sulmuesi 17-vjeçar, e përfshin në skuadrën e parë

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka konfirmuar se sulmuesi 17-vjeçar, Callum Hudson-Odoi, është i vendosur për një rol në ekipin e parë sezonin e ri, pas shfaqjes së tij mbresëlënëse kundër Arsenalit, në “International Champions Cup”, të mërkurën.

Hudson-Odoi bëri debutimin e tij në Premier League në janar dhe vazhdoi të shfaqet edhe një herë tjetër në sezonin e kaluar, duke luajtur më parë një rol të rëndësishëm në fushatën fitimtare të Anglisë në Kupën e Botës, në Angli.

Edhe pse Chelsea përfundimisht humbi 6-5 me penallti, pas barazimit 1-1 me “topçinjtë”, Hudson-Odoi ishte përsëri i shkëlqyer, duke i nxjerrë punë Hector Bellerin dhe duke fituar një penallti prej tij, të cilën Alvaro Morata e humbi.

Dhe tani sulmuesi, i cili nuk i ka mbushur 18 vjeç, do të përcillet me shpejtësi në skuadrën e parë të Chelsea për sezonin e ri. Duke folur me gazetarët, pas ndeshjes, Sarri tha: “Hudson-Odoi është një lojtar shumë i ri, ne duhet të presim. Në të ardhmen do të jetë një lojtar shumë i fortë dhe do të qëndrojë me ne, në ekipin e parë, për sezonin e ri”.

Karriera e Morata te Chelsea deri më tani nuk ka qenë e lehtë dhe ndeshja e së mërkurës ishte një tjetër e vështirë, pasi humbja e penalltisë prej tij iu kushtoi “Blues” një fitore. Por, Sarri nuk është i shqetësuar për spanjollin ndërkombëtar. “Nuk e di nëse ai e ka besimin e ulët, – shtoi Sarri. – Ndoshta ishin të vështira tri ditët e fundit për të, intensive, kështu që kjo ndeshje e gjeti pak të lodhur. Nuk jam i shqetësuar për Moratën”.

Related posts

“TË MOS ANKOHET DHE TË PUNOJË”/ Guardiola, i trishtuar dhe i keqardhur për blerjen 60-milionëshe

Delo.autor

RASTËSI E ÇUDITSHME/ Conte, Allegri dhe Auzilio darkojnë në të njëjtin restorant, i bashkon pasioni për…

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Pas 12 minutash lojë, Ibrahimovic zhbllokon ndeshjen ndaj Inter (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment