Futboll Sport

TRAGJIKE/ Sporti KOSOVAR në zi, ndërron jetë ish-futbollisti LEGJENDAR

Mëngjesin e sotëm është mësuar lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të Lirisë nga Prizreni, Ali Bushi. Ish-futbollisti i njohur ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçari. Ai e ka nisur karrierën e tij si futbollist që në moshën 15-vjeçare duke lë pas shumë kujtime dhe trofe të fituara si futbollist profesiont.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Lirisë, që ka njoftuar pë ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të ekipit të tyre.

Njoftimi në profilin zyrtar të klubit të Lirisë në Facebook:

“Sot në moshën 76 vjeçare, ka nderuar jetë Ali Bushi, prizrenasi që tërë jetën ia kushtoi sportit, futbollit të Kosovës.

Ali Bushi u lind më 1942 në Prizren. Karierën e tij futbollistike për herë të parë filloj në moshën 15 vjeçare në ekipën ODBRANA.

Pas një viti vazhdoi në ekipin METOHIJA emri i cilës pas një kohe u shndërrua në LIRIA. Ali Bushi kishte oferta të shumta për transfer nga ekipet e Republikës së Turqisë si SARIYER dhe FENERBAHÇE.

Pasi shkoj në Turqi për shkak të dashurisë së madhe që kishte ndaj ekipit LIRIA nuk i pronoi ofertat e tyre dhe u kthye në Prizren ku vazhdoj të luaj në mënyrë aktive deri në vitin 1976.

Në vitin 1968 dy herë luajti në Skuadrën Kombëtare Ushtarake Jugosllave.

Deri në vitin 1989 ishte trajner në ekipet PROGRES EXPORT dhe LIRIA.

Nga viti 1990 deri në vitin 2000 për shkak të regjimit nuk punoi.

Nga viti 2003 deri në vitin 2006 i trajnoj ekipet futbollistike të PROGRES EXPORTIT dhe ZHURRIT.

Ali Bushi me personalitetin e tij modest që kishte në jetën 45 vjeçare në futboll i trajnoi dhe i ngriti profesionalisht duke i dhuruar Prizrenit dhe Kosovës dhjetëra futbollist si: Bedridin Gjinali, Behajdin Gjinali, Ehat Oreshka, Kujtim Shala, Ismajl Berisha e shumë të tjerë.

KF LIRIA i shprehë ngushllime familjes BUSHI dhe te gjithë miqëve dhe te njohurve të të ndjerit.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten në Prizren”.

Related posts

SERIE A/ Inter “injektohet” me 40 mln euro nga Kina

Sadik.Autor

ALLEGRI KONFIRMON CR7/ Kthjellon të ardhmen dhe shpjegon “ARRATISJEN VIRALE”

Delo.autor

17 NDESHJE DHE 2 GOLA NË KËTË SEZON/ Tek Real Madrid nuk e duan, Vinicius nxirret në shitje për të rregulluar bilancin

Delo.autor

Leave a Comment