Futboll La Liga Sport

PEREZ zbulon të vërtetën/ INTERI donte ta merrte MODRIC në mënyrë ABSURDE

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka mbetur i kënaqur nga fakti që lojtari i tij, kroati Luka Modric, u shpall “Lojtari më i mirë i vitit” nga UEFA. Por numri 1 i skuadrës “merengues”, që këtë verë humbi një tjetër yll si Cristiano Ronaldo, që shkoi te Juventusi, rrëfen se përse nuk u krye transferimi i mesfushorit kroat, që u kërkua me ngulm nga Interi.

“Nuk kishte asnjë shans që Modric të largohej. Arsyeja? Interi kërkoi të merrte një “numër 10” si ai pa paguar asnjë euro. Kjo gjë nuk më kishte ndodhur kurrë në jetën time”, tha Perez, që ka akuzuar kështu skuadrën zikaltër për sjelljen e saj në merkaton e verës. Deklaratë që ka shtuar polemikat mes dy klubeve, që edhe më herët këtë verë janë përplasur mes tyre.

Madje Real Madrid iu drejtua FIFA-s për këtë çështje, por në fund situata u zgjidh pas deklaratës së Modric, që Interi nuk e kishte kërkuar kurrë. Modric, 32 vjeç dhe nënkampion bote, do të vazhdojë të luajë për ekipin “los blancos”, por tashmë ka koleksionuar edhe një tjetër trofe.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Lorenzo mund Marquez me “fotofinish” në garën e Austrisë (VIDEO)

Isa.Autor

GODIJTE E RËNDË PAS BARAZIMIT NË ANDORRË/ Alban Bushi: 2-3 lojtarë nuk dhanë maksimumin, por duhej ta…

Delo.autor

ZYRTARE/ Fabio Paratici do të hetohet për çështjen “Suarez”, ja për çfarë akuzohet… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment