Futboll Sport

Gjithmonë në shërbim të KOMBËTARES, CANA zbulon planet për të ardhmen

Edhe pse është tërhequr nga Kombëtarja jonë, Lorik Cana mbetet një personazh tepër aktiv në median tonë ku vazhdimisht jep mendime në lidhje me ecurinë e kuqezinjve. Në një intervistë për faqen italiane “lalaziosiamonoi.it” ish-mbrojtësi veteran i Shqipërisë ka lavdëruar paraqitjen e ekipit tonë në arenën ndërkombëtare ku ka vlerësuar investimet dhe përpjekjet e bëra për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Në të njëjtën kohë ish-futbollisti i Lazios, Galatasarayt dhe Marseille veçoi se ku do të shfaqej sërish në të ardhmen.

“Shqipëria? Unë shkova për ta parë Shqipërinë në ndeshjen e parë, ku fitoi 1-0 ndaj Izraelit. Kam qenë bashkëlojtar me Berishën, Strakoshën, Bashën, me të cilët kam ndarë gëzime dhe hidhërime të shumta me fanellën kuqezi. Futbolli shqiptar ka pasur një bum të madh për shkak të rezultateve të fundit të kombëtares. Këtu e kam fjalën për kualifikimin historik në finalet e Europianit të fundit. Kjo ishte një vitrinë e madhe, që tregoi se ka lojtarë të mirë në një vend, ku futbolli është numri një si sport. Një krenari kombëtare, jo vetëm nga pikëpamja e futbollit. Një sukses i tillë shërben edhe për ta vënë Shqipërinë në hartën e botës. Ka pasur një publicitet të madh për lojtarët e kombëtares sonë. Në anën tjetër, Shqipëria është një vend që ka investuar shumë më tepër se më parë për futbollin. Në infrastrukturë dhe ligën vendëse ende nuk është niveli i duhur, edhe pse ka pasur një përmirësim në vitet e fundit.

Falë këtyre investimeve, skuadra nga Shqipëria kanë shkuar edhe në grupet e Ligës së Europës. E ardhmja? Unë kam një fondacion në Kosovë, për të cilin janë themelues dhe president, duke punuar me fëmijët. Unë, gjithashtu, po merrem disi edhe me televizionin, por brenda dy vjetëve do të fillojë një karrierë menaxheriale në futbollin profesionist. Unë nuk dua të qëndroj absolutisht jashtë botës së futbollit. Do të bëj gjëra të tjera përmes fondacionit dhe TV, por dua të provoj botën menaxheriale. Ku? Jo në Shqipëri, por në Europë”, deklaroi ish-kapiteni dhe emblema e Kombëtares kuqezi.

 

Related posts

E PABESUESHME/ Dy lojtarët e Milanit hyjnë në historinë e Serie A. Ja arsyeja dhe emrat

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME LUFTËTARIN/ Trajneri Martini: Ekipi është komplet në vështirësi!

Delo.autor

Ibrahimoviç tregohet protagonist dhe shënon sërish gol në SHBA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment