Futboll Sport

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri Jesús: CR7 ka pak nga kjo veti e Maradonës, ndërsa Messi…

Jorge Jesús, trajneri i Benfica, ka folur për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Portugezi, i cili elaboroi pasionin që “Pelusa” kishte në futboll, e ka shfrytëzuar rastin të shfryjë kundër Leo Messit: Maradona ishte lojtari më i mirë në histori, së bashku me Pelé. Pelé është ende mes nesh, i gjallë. Maradona ishte më i madhi, jo vetëm si gjeni dhe lojtar, por për shkak të mënyrës se si e tregoi klasin. Kjo bën për mua ndryshimin”.

Trajneri portugezi nuk është lodhur duke lavdëruar figurën e legjendës argjentinase: “Ai ishte një yll i kalibrit botëror, por kishte një pasion për lojën. Diego lindi për të qenë futbollist, ai lindi me gjithçka. Nuk është një produkt i punuar, ka lindur kështu. Dashuria, gjithë ndjenja që kishte për topin ishte unike”.

Pasioni, i cili ka qenë tema qendrore në deklaratat e Jorge Jesús, i ka shërbyer trajnerit të Benfica për të krahasuar Maradonën me referentët më të mirë të sotëm të futbollit: Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Kapiteni i Barcelonës, i cili i bëri homazh të veçantë bashkatdhetarit të tij, pasi shënoi golin e katërt në fitoren kundër Osasuna, gjithmonë është krahasuar me Maradonën. Sidoqoftë, kësaj radhe ka marrë një goditje të ashpër nga trajneri portugez, që e quan atë të pandjeshëm: “Sot, midis dy më të mirëve në botë, Cristiano Ronaldo ka pak nga kjo, Messi nuk ka asgjë. Ai nuk ka asgjë me pasionin”.

Deklaratat e Jorge Jesús shkaktuan një trazirë të madhe dhe, menjëherë, duhej të sqaronte fjalët e tij për të shmangur keqinterpretimet: “Messi është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ne po flasim për atë se si është jeta dhe ndjenja, duke pasur një pasion për lojën dhe futbollin. Unë mendoj se Maradona ishte i jashtëzakonshëm në raport me të tjerët”.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Tekniku Josa “shkund” lojtarët para ndeshjes, ja fjalimi i trajnerit të Kukësit…

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK PARTIZANI/ Sulmuesi Filipoviç: Sot është fillimi i një aventure të re, sfida të reja për…

Delo.autor

Nisin takimet e Grupit H, tre skuadra synojnë dy bileta për në fazën tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment