Basketball Sport

NBA/ Harden magjik për Houston, Clippers “ngec” në fushën e Philadelphia

Një hap fals i ekipit të Clippers, që sot u mund 110-103 nga Philadelphia, duke humbur terren karshi Lakers në renditje. Skuadra e Philadelphia e dominoi ndeshjen dhe meritoi fitoren, me Ben Simmons autor i një “triple double”, me 26 pikë, 12 rebound e 10 asist. Po 26 pikë realizoi edhe Embiid për Philadelphia, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Leonard për miqtë. Pa probleme fiton Washington, 126-114 ndaj Chicago, me Beal autor të 30 pikëve.

Rikthehet te fitorja Houston, që mundi 116-105 Boston, sfidë e vendosur në pjesën e dytë më favor të ekipit teksan. Harden realizoi 42 pikë, ndërsa Westbrook 36 pikë e 10 rebound. Jashtë fushe fiton skuadra e San Antonio, që mposhti 114-106 Oklahoma, ndeshje e komanduar nga Spurs. Më të mirët për miqtë ishin Leonard dhe Murray, me nga 25 pikë secili. Skuadra e New Orleans, falë 31 pikëve të Williamson, mundi 138-117 Portland.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Clippers, 110-103

Washington – Chicago, 126-114

New Orleans – Portland, 138-117

Oklahoma – San Antonio, 106-114

Houston – Boston, 116-105

Related posts

“NUK GABOI ASGJE TAKTIKISHT”/ Habit Djokovic: Ai është i “çmendur”, më asfaltoi pa asnjë problem

Delo.autor

100 KARTONA TË KUQ, KA DËBUAR 68 LOJTARË/ Njihuni me arbitrin e “tmerrshëm” të futbollit anglez (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PËRGATITIJEN QË BËRI PARA DERBI/ De Bruyne turpëron rivalët: Ja sa kohë na është dashur për ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment