Futboll La Liga Sport

CHAMPIONS/ Valverde: Mungesa e MESSIT e rëndësishme, ja si e MPOSHTIM INTERIN

Barcelona pret këtë të mërkurë Interin, në një ndeshje tërësisht për tu shijuar. Por një gjë e tillë nuk mund të thuhet për yllin e katalanasve, Lionel Messi i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e kampionatit ndaj Sevillas, duke humbur duelin me zikaltërit. Mungesa e tij është evidentuar edhe nga tekniku Ernesto Valverde që në konferencën për shtyp ka pohuar se Messi nuk ka zëvendësues dhe Interi duhet ta shfrytëzojë këtë fakt.

“Ne presim një kundërshtar që është në periudhën më të mirë të mundshme. Ata kanë fituar shtatë ndeshje rrjesht dhe interesante është se nuk heqin dorë kurrë. Do të jetë një sfidë e fortë me 3 pikë në diskutim. Ne kemi gjashtë pikë, ashtu si Interi, por ne po luajmë në shtëpi dhe ne duam të fitojmë.

“Është e qartë se mungesa e Messit do të na prekë, por do të jetë gjithashtu një sfidë për ne, për të parë nëse mund të fitojmë edhe pa atë në javët e ardhshme ku kemi disa duele vërtetë të forta.

“Mund ta ndryshojmë sistemin tonë, por jo stilin tonë. Ne kemi opsione të ndryshme, por unë nuk dua të zbuloj asgjë. Një lojtar nuk mund ta zëvendësojë Leon, por do të jetë një përgjegjësi kolektive.Messi do të luante në çdo ekip në botë, kështu që është absolutisht normale që ne të mbështetemi tek ai. Tani vetëm duhet të sigurohemi që mungesa e tij të ndihet sa më pak të jetë e mundur.-deklaroi Valverde.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit është programuar për tu zhvilluar nesër, duke nisur nga ora 21:00.

Related posts

ULTIMATUMI I POGBAS: Më RRISNI RROGËN ose më lini të SHKOJ tek klubi i…

Isa.Autor

(FOTO) Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Allegri vendosi veton, Juventus refuzon 100 milionë euro për yllin Chiesa

Delo.autor

Leave a Comment