Boks MMA Sport

MAYWEATHER I PËRGJIGJET KHABIB/ Në xhungël ka vend vetëm për një mbret

Floyd Mayweather nuk ka humbur kohë dhe 24 orë pas deklaratës së Khabib Nurmagomedov se dëshiron të sfidojë kampionin amerikan të boksit, ka pohuar se është gati të përballet me ikonën ruse të arteve marciale mikse. “Në xhungël ka vend vetëm për një mbret dhe ai jam unë”, deklaroi dje Nurmagomedov, 27 fitore e asnjë humbje në UFC. Këtë deklaratë Khabib e bëri në prani të Leonard Ellerbe, shefin e “Mayweather Promotions”, duke ftuar boksierin e pamposhtur amerikan, 50 fitore e asnjë humbje, të rikthehet në ring.

Ja çfare tha Khabib Nurmagomedov per duelin ndaj Floyd Mayweather

CBS, Showtime dhe MGM Grand bëni gatin librin e çeqeve. Shkoni në faqen e Leonard Ellerbe dhe do të shihni Khabib Nurmagomedov që më sfidon. Ejani ta bëjmë sërish Las Vegasin të madh”, ka qenë deklarata në “Instagram” e Floyd Mayweather, që është gati për sfidë. Mayweather kërkon të përsërisë me rusin atë që pat bërë një vit më parë me Conor McGregor, ku dy sportistët ikonë të sporteve luftarake dueluan në një sfidë boksi, të fituar me “KO teknik” nga boksieri amerikan.

Nga ai duel Mayweather arkëtoi 300 milionë dollarë dhe McGregor 100 milionë, por në horizont po projektohet një tjetër sfidë e madhe, ku fitimi do të ishte sërish marramendës për të dy sportistët, duel që mund të thyejë çdo rekord shikueshmërie.

Related posts

NGA VRIONI TEK FAXHOLI/ Ja talentet U-23 që Sarri mendon të dërgojë në fushë me Romën

Delo.autor

NUK KA QETËSI TE PARTIZANI/ Gega PEZULLON Trashin, nuk ishte as në stërvitje

Isa.Autor

Bale refuzon Bayern dhe Real: Dua të rikthehem në Premier League tek ky ekip…

Sadik.Autor

Leave a Comment