Futboll Seria A Sport

LEGJENDA E MILANIT/ BOBAN, futbollisti KROAT që theu barrierat për një IDEAL

Nuk duhet të kemi kurrë frikë të qajmë. Nuk duhet të frenojmë kurrsesi lotët kur duan të dalin. Ato kanë një forcë të pabesueshme për të na çliruar nga diçka që mbajmë brenda dhe e cila nëse qëndron aty mund të na japë më tepër dhimbje. Një njeri duhet të dijë edhe të qajë, në momentin e duhur.

Të gjithë në jetën tonë jemi prekur të paktën njëherë… E kemi bërë sepse jemi njerëz që marrim frymë, emocionohemi, hidhërohemi, gëzohemi apo edhe thjesht na vijnë ndër mend kutjime, qofshin të bukura apo të shëmtuara.

“Në një moment si ky, do të më pëlqente t’i dedikoja një falënderim special idhullit tim, Zvonimir Boban, kapiteni i Kroacisë 1998, që mori pjesë në Botëror dhe mbërriti në vend të tretë të podiumit në Francë. Ajo skuadër na dha shpresë të mendojmë se mund të bënim të njëjtën gjë në Rusi”…

Një diskutim që në mënyrë figurative “përqafoi” sallën gjigante dhe ato persona që ndodheshin aty.

Futbollisti më i mirë në botë për vitin 2018 që i dedikon çmimin një legjende kroate. Pikërisht asaj legjende që sot feston 50 vjetorin e lindjes, në një jetë mes karrierës si futbollist, luftës së përgjakshme, shpesh edhe diskriminimit por sidomos karakterizuar nga gjenialiteti.

Një udhëtim i jashtëzakonshëm në rrënjët e tij që me Milanin do të fitonte gjithçka që duhej fituar. Ky është Zvonimir Boban, “Sinjali i Zotit”, sipas përkthimit nga serbo-kroatishtja.

Historia e tij ka zanafillën në një fshat të vogël në Kroaci, Imoschi, në kufi me Bosnie Hercegovinën. Në këtë qytezë, edhe nëse shkoni sot, mund të gjeni dikë që flet mirë italisht. Motivi? Shekuj më parë, Republika e Venedikut (Venezia e sotme) dërgoi avokatë, mjek, bankierë për të kontrolluar aktivitetin në kufi me Perandorinë Otomane.

I vogli Boban u rrit në ish-Jugosllavinë, ku regjimi i marshallit Tito “garantonte rregullin” dhe pikërisht kjo unazë lidhëse do të bëhej edhe shkaku i problemeve që do të vinin më pas, duke prishur ekuilibrat.

Sepse, të thuash “rregull dhe urdhër” nuk do të thotë domosdoshmërish paqe. Sllovenë, kroatë, malazez, boshnjakë, kosovarë, maqedonas, serbë, hercegovinas, rom, të besimit muslyman, hebraik, ortodoks dhe katolik. Një konglomerat që po ziente dhe po mundohej të gjente rrugëdaljen, në formën e urrejtjes dhe sidomos gjeopolitike. Kontraste, përplasje dhe hakmarrje.

Lufta në Ballkan është ndër më të përgjakshmet dhe edhe sot vazhdon të ketë mbetje të së shkuarës.

Zvonimir rritet në këtë klimë tensioni dhe shtypje, me në kokë një pasion dhe një ëndërr: topin dhe Kroacia e Pavarur dhe e lirë.

Edhe pse për momentin ëndrrat e atyre që kërkojnë pavarësinë janë të destinuar të mbeten të tillë, suksesi futbollistik i Zvones nis menjëherë: dihet që domosdoshmëria është virtyt.

Në atë kohë, nuk xhironin shumë para në arkat e klubit Dinamo Zagreb, por fakti është që Boban e gjen veten debutues në kampionatin elitar jugosllav në moshën 16 vjeç, në sezonin 1985-1986. Bëhet menjëherë titullar, debutuar edhe në Europë, duke gjetur një vazhdimësi të jashtëzakonshme që i dorëzon shiritin e kapitenit pas vetëm 3 sezonesh. Është vetëm 19 vjeç.

 

Në atdhe qëndron gjashtë sezone, duke koleksionuar 109 ndeshje me 45 gola. Ndërkohë, bëhet një ndër të rinjtë më të kërkuar në panoramën evropiane. Një xhevahir që Dinamo mban shumë fort. Në atë skuadër luante edhe talenti tjetër, Prosinecki, mik me Bobanit. Ky i fundit mbeti i goditur dhe befasuar nga miku biond, që njohu te të rinjtë, pasi kishte disa vese që në jetën e një atleti nuk kanë vend.

Në ato vite, Zvone u bë i famshëm edhe për çështjen ekstrafutbollistike. Atëherë kur “Djalli” u vesh me petkun e lojtarëve dhe shpërtheu atë që do të ishte shkalla e parë e Pavarësisë së Kroacisë nga Jugosllavia.

13 maj 1990. Data historike. Në Zagreb vijnë të luajnë rivalët serbë te Crvena Zvezda-s të Beogradit. Të udhëhequr në tribuna, mes të tjerash, nga famëkeqi Tigri Arkan. Tifozët serbë dogjën Zagrebin përpara ndeshjes. Një ndeshje që nuk do të niste kurrë: në tribuna ndodhën potere, duke detyruar policinë që të ndërhynte edhe në fushën e blertë për të ndaluar tifozët e dy skuadrave që po grindeshin mes tyre. Grushte, sende të forta, madje edhe disa të armatosur me thika.

Pjesa më e madhe e forcave të rendit kishin ardhur nga Serbia.

Ajo që do të ndodhte atë ditë mbetet edhe sot diçka e pashpjegueshme dhe vështirë e tregueshme. E pamundura, le të themi. Një polic boshnjak, Refik Ahmetovi, hedh në tokë një tifoz të Dinamos dhe nis ta godasë me shkop gome gjithë tërbim. 22-vjeçari, kapiten i Dinamos, pra Zvone Boban, ndërhyn, duke goditur me shqelm policin dhe duke e detyruar të dorëzohet.

Tifozët e Dinamo Zagrebit mbrojnë dhe largojnë talentin e tyre. Revolta do të mbaronte vetëm në mbrëmje vonë, brenda dhe jashtë stadiumit, me një lumë të arrestuarish (147) dhe plagosurish (138).

Related posts

DYNAMO KYIV-JUVENTUS/ Pirlo i beson dyshes së sulmit Morata dhe Kulusevski (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KAPITULLI “BARCELONA” NUK ËSHTË MBYLLUR PËR MANAJN/ Zbulohet klauzola që mund ta kthejë në “Kamp Nou”

F.autor

Anthony Joshua harron Wilder, gati marrëveshja me Alexander Povetkin

Sadik.Autor

Leave a Comment