Futboll Sport

“MESSI NUK ANKOHEJ KURRË”/ Arbitri anglez: Suarez ka një anë të errët, Ronaldo nuk kapet me…

Mark Klatenburg ka qenë një nga arbitrat më të mirë në Angli dhe në Europë vitet e fundit. Ai ka ndarë me tifozët e futbollit emocionet dhe mendimet e tij për disa nga yjet e futbollit botëror. Klatenburg thotë se Ronaldo është i vështirë për t’u arritur me vrap, ndërsa Suarezit i tregon një anë të errët përtej talentit dhe forcës sulmuese. Arbitri i njohur zbulon magjinë dhe momentin kur ishte pranë Lionel Mesit.960

RONALDO– “E vlerësoj shumë për faktin që ai përmirësohet në lojë kur skuadra duket e dorëzuar. E kam arbitruar shumë të ri në Premier Ligë, pastaj me Realin. E dija që po ndaja fushën e lojës me një lojtar të madh të këtij sporti. Kur po ngjisja shkallët për të marrë medaljen pas finales në Europianin 2016, iu afrova dhe e përqafova sepse e respektonim shumë njëri-tjetrin.Ronaldo.Portogallo.2019.20.pollice.750x450

Më erdhi pak keq kur u dëmtua sepse finalja humbi një lojtar të rëndësishëm, por unë kurrë nuk i kam trajtuar futbollistët ndryshe nga njëri-tjetri. Pas një ndeshjeje, ai më dhuroi një fanellë me firmën e tij. Unë nuk ia kërkova dhe kjo ishte më e bukur. Kujtoj një gol që shënoi me Realin. Kasijas nisi topin dhe shkoi te Ronaldo, ndërsa unë nuk kisha kaluar dot gjysmëfushën. Ishte shumë i shpejtë”.

MESI– “Kur arbitrova për herë të parë Lionel Mesin, sigurisht që u emocionova. Ishte në një ndeshje mes Barcelonës dhe Parisit dhe isha pranë tij: O Zot, kjo është e pabesueshme! Kur arbitron duhet të shikosh topin dhe kështu që mund të shijoja magjinë që ai bën me këmbët e tij dhe mendon: Sa shumë vuajnë mbrojtësit.mesii

Duhet të ndryshoja formën e arbitrimit kur ai ishte në fushë, sepse ishte i shpejtë dhe kundërshtarët bënin gjithçka për ta ndalur, edhe duke e goditur. I thashë një ndeshje që të ndalet kur kundërshtari e godet, por ai kurrë nuk u ankua”.luis suarez

SUAREZ– “Është lojtar shumë i fortë, por ka një anë të errët si Diego Kosta. E kam arbitruar për herë të parë me Ajaksin. Ai përpiqet që të thotë ndonjë fjalë më tepër, por e kam toleruar. Në futboll sigurisht që ka rregulla, por ndonjëherë duhet të mendosh për të mirën e lojës. Duhet të ndihmosh produktin”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Prishjet e kontratave, ja lojtarët që janë me “valixhe në duar” tek Tirana…

Delo.autor

SKANDALI/ Arrihet marrëveshja: Futbollistët danezë rikthehen te kombëtarja

Isa.Autor

PORTUGALI-SUEDI/ CR7 me koronavirus, dy lojtarë në garë për t’i marrë vendin. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment