Futboll Seria A Sport

MILAN KËRKON 2 ISH LOJTARË/ Synon të rikthej një mes Zlatan dhe Pa…

Milan po studion mundësinë për të rikthyer sulmuesin Alexandre Pato në janar. Për momentin synimi kryesor i drejtuesve të kuqezinjve është ish-sulmuesi i Man United, Zlatan Ibrahimoviç. Në rast se nuk finalizohet ky operacion, “Djalli” do të provojë për brazilianin, i cili kurrë nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për të luajtur për Milan përsëri. Dhe tani spekulimet e lidhin sërish me një rikthimi gjatë merkatos së janarit në “San Siro”.

Image result for zlatan

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së jashtëzakonshme të sulmuesit për t’u kthyer dhe marrëdhënies së ngushtë me drejtorin teknik Leonardo, “Calcio Mercato”, thotë se ai nuk është në fokusin e kuqezinjve. Nga ana tjetër, faqja e specializuar për merkaton sugjeron se Milani mund të kthehet te 29-vjeçari, nëse nuk gjejnë një marrëveshje me Ibrahimoviç. Pato shënoi 63 gola dhe fitoi një Scudetto në gjashtë sezone me “Djallin”. Tani ai është pjesë e kampionatit kinez dhe luan për ekipin e Tianjin Quanjian.

Related posts

MOVIOLA/ Gol i anuluar dhe pozicion jashtë loje i Alvesh, ja të gjitha rastet në Flamurtari-Teuta (VIDEO)

Isa.Autor

DEL KUNDËR SUPER LEAGUE/ Boris Johnson: Ja çfarë do të bëjmë për ta ndalur

Delo.autor

STATISTIKAT PËR VLERAT E EKIPEVE/ Ja klubi më i “çmuar” Europë. Juventusi diferencë të madhe me italianët

Delo.autor

Leave a Comment