Basketball Të tjera

​NBA/ Golden State triumfon edhe pa Curryn, Houstonit nuk i mjaftojnë 54 pikët e Hardenit

Një fitore mes drithërimash ajo e Golden State Warriors 116-110 ndaj Orlando Magic, që shënon dhe triumfin e 15-të sezonal të kampionëve në fuqi të NBA. Skuadra nga Oakland iu imonua në pjesën e dytë Orlandos, falë dy rezultateve të pjesshme pozitive në periodat e fundit, 32-19 dhe 27-37, duke përmbysur një avantazh prej 18 pikësh të miqve në fund të pjesës së parë.

Me Stephen Curry-n ende në infermieri, Warriors u bazuan te loja fantastike e Kevin Durant, që e mbylli takimin me plot 49 pikë, ndërsa Thompson shtoi edhe 29 pikë të tjera për vendësit. Në radhët e Magic bëri të pamundurën Vucevic me “double-double”, 30 pikë e 12 topa të kontrolluar, i ndjekur nga Ross me 28 pikë.

Houston Rockets nuk po shfaqet në nivelin e sezonit të kaluar, duke pësuar humbjen e 10-të sezonale, këtë radhë në shtesë, 135-131 në parketin e Washington Wizards. E pabeueshëm sesi për Rockets nuk mjaftuan 54 pikët e James Harden, që kontrolloi gjithashti 13 topa poshtë koshit. Edhe Gordon zhvilloi një ndeshje të mirë, duke shënuar 36 pikë, por loja në grup e Wizards rezultoi në fund më efikase, me Wall e Beal që spikatin me 36 dhe 32 pikë.

San Antonios iu desh të djersiste më shumë se ç’ishte parashikuar në përballjen me Chicago Bulls. Me vetëm një pikë diferencë, 107-108, triumfuan Spurs, duke rrezikuar shumë në pjesën e dytë. Arma më e fortë e teksanëve ishte DeRozan, me 21 pikë, një më shumë se Aldridge. 28 pikë realizoi për Bulls LaVine, që rezultoi pikëshuesi më i mirë i ndeshjes, por në fund ajo që vlejti më shumë ishte fitorja e Spurs-ave.

Humbje e papritur 110-107 e Milwaukee Bucks në parketin e Charlotte Hornets. Kjo përballje rezultoi shumë e luftuar dhe e ekuilibruar, por në fund triumfuan vendësit me 3 pikë më shumë, duke zhvlerësuar paraqitjen e mirë të “yllit” të Bucks, Antetokounmpo, autor i një “double-double”, 20 pikëve dhe 13 topave të kontrolluar poshtë koshit. Vazhdon të tregojë formë mbresëlënëse Kemba Walker, që realizoi 21 pikë për Hornets.

Në takimet e tjera të mbrëmjes, Utah Jazz u moshtën 88-121 nga Indiana Pacers, Boston Celtics triumfuan 107-124 në parketin e New Orleans Pelicans, ndërsa Cleveland Cavaliers pësuan humbjen e 15-të sezonale, 95-102 nga Minnesota Timberwolves.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes merr vendimin surprizë para debutimit sezonal në Austri

Delo.autor

FORMULA 1/ Lewis Hamilton më i shpejti në Spanjë, siguron “pole position” nr.100 në karrierë

Delo.autor

Federer shpalos objektivin: Në Roterdam për t’u rikthyer “Numri 1”

Q.Autor

Leave a Comment