Futboll La Liga Sport

ÇMENDURIA/ REALI gjen pasardhësin e MODRIC, por Tottenham do 250 milionë euro

Megjithëse për momentin Luka Modric është një nga lojtarët më të mirë në botë, Real Madrid e di shumë mirë që forma e tij nuk do të jetë e përhershme dhe po kërkon pasardhësin e tij, diçka jo e lehtë. Në krye të listës është Christian Eriksen i Tottenham, por klubi i Premier League do një shifër të çmendur për të.

Të hënën, Modric me shumë mundësi do të marrë Topin e Artë dhe në moshën 33-vjeçare ai ka hyrë në fazën e fundit të karrierës.

Madrid e sheh Eriksen si pasardhësin ideal të kroatit dhe ky mendim përforcohet nga fakti se pikërisht nga Spurs është blerë Modric për 35 mln euro.

Por pronari i Tottenham Daniel Levy kërkon 250 mln euro për danezin. Kontrata e Eriksen skadon në vitin 2020.

Related posts

KRENARI/ Shqipëria dhe Kosova me një himn, emocione në Prishtinë (VIDEO)

Delo.autor

Skedina që iu bën me para, ja si dalin dy ndeshjet e ‘Championsit’

Q.Autor

MARRËVESHJE MES PALËVE/ Juventus shumë pranë transferimit të Berardi

F.autor

Leave a Comment