Futboll Premier League Sport

DERBI I MANCHESTERIT/ Mourinho i shqetësuar, POGBA mungon në stërvitje

Mesfushori francez i Mançester United, Paul Pogba nuk është paraqitur sot në stërvitjen e “Djajve të kuq” dhe Mourinho ka filluar të shqetësohet për 25-vjeçarin. Pogba, pas ndeshjes me Juventusin, la të kuptohej se e dëshiron një rikthim në Torino dhe sipas Mourinhos, mesfushori po bën gjithçka që t’i prishë punët me klubin dhe të largohet në janar.

Gjithsesi, nuk ka ende asgjë konkrete dhe për mediat, të dyja palët kanë ruajtur “sekretin” e tyre, duke u shprehur që Pogba është i dëmtuar dhe kjo është arsyeja e vetme pse ai mungoi në stërvitje.

Por mediat britanike insistojnë se ka diçka shumë më të madhe se ajo çfarë paraqitet para tyre nga Mourinho dhe Pogba. Po flitet gjithashtu se Mourinho nuk ka ndërmend ta lërë të lirë mesfushorin francez, çka ka bërë këtë të fundit të mos paraqitet në seancën stërvitore.

Related posts

“BOMBË NGA ITALIA”/ UEFA e ka marrë vendimin! Reali, Barcelona dhe Juventusi përjashtohen nga…

Delo.autor

SUAREZ-JUVENTUS KA AKORD/ Por, “Pistolero” ka vetëm dy rrugë për t’u transferuar në Itali!

Delo.autor

SHPIKJA E ANCELOTTIT/ Krijon Inzaghi-n e ri te Napoli

Isa.Autor

Leave a Comment