Formula 1 Të tjera

E BUJSHME/ Agjenti i Ronaldos sugjeron një qendërmbrojtës portugez për Juventusin

Juventus duket se ka një dobësi, me të cilën duhet të përballet jo shumë larg. Fjala është për moshën e lartë mesatare të mbrojtjes bardhezi. Bonucci dhe Chiellini kanë mbi supe 31 dhe 34 vite, respektivisht, ndërsa më shumë se ata (37 vjeç) është Barzagli, i cili do të zyrtarizojë lamtumirën në fund të këtij sezoni.

Duket se vëmendja e drejtuesve të kampionëve italianë do të mbështetet në rinovimin e këtij reparti, nga i cili u largua Caldara, që u bashkua me Milanin. Siç ka mësuar “Record”, në krye të listës së drejtorit sportiv bardhezi, Fabio Paratici, për përforcimin e mbrojtjes është qendrori Ruben Dias.

21 vjeç dhe fizikisht imponues, Dias është një nga titullarët e padiskutueshëm te Benfica, me të cilën ka luajtur tashmë 18 ndeshje të këtij sezoni. Në të gjitha, ai ka qenë startues për gjigantët portugezë. Ai është i lidhur (me kontratë) me “Aguias” deri në vitin 2023 dhe mbi të varet një klauzolë prej 45 milionë eurosh.

Agjenti i tij, Jorge Mendes, është më i fuqishëm se këto pengesa, ndaj mund t’ia lehtësojë misionin Juventusit. Kujtojmë se Mendes është edhe agjenti i Cristiano Ronaldos, që bëri realitet transferimin e pabesueshëm të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” nga Real Madridi te Juventusi.

Ruben Dias ka impresionuar gjatë ndeshjes Itali-Portugali, ku mori edhe lëvdatat e Giorgio Chiellinit, kapitenit të Juventusit. Gjithçka duket në rregull për t’u kryer një operacion i tillë, në muajt e ardhshëm.

Related posts

PROVOKON JOSHUA/ Boksieri Usyk: Le të ndërrojë trajnerë, sërish humbës do të jetë

Delo.autor

NBA/ Toronto “bie” në shtëpi, DeRozan udhëheq Spurs te suksesi i radhës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Bëri manovër të gabuar në Gjermani: FIA merr vendimin për Hamiltonin

Isa.Autor

Leave a Comment