Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Rrëfehet djali: Tregon pse ZIDANE IKU nga REALI, ja kur do RIKTHEHET

I qetë dhe i rezervuar, djali i legjendës Zinedine Zidane, flet për “AS”. Te Real Madridi, Enzo Zidane ka ndarë dhomat e zhveshjes me babain e tij, si trajner, ndërsa tashmë po luan si mesfushor me klubin e Majadahonda.

Pse keni vendosur të vini në Majadahonda?
Unë isha duke kërkuar për një trajner që të më besonte, që të më jepte një mundësi. Kam folur me disa, para se të vendosja. Ditën kur fola me Antonio Iriondo, kam vënë re një ndjenjë të mirë dhe gjithçka që ai më tha, përshtatej me atë që doja.

Në Madrid ke familjen tënde. A të nxiti ajo që të vije këtu?
Jo, ishte diçka e imja. Ajo që po kërkoja ishte më e mira për mua, në aspektin e futbollit. Më shkon për shtat që klubi im i ri ndodhet në Madrid, jam i kënaqur këtu. Por, gjëja më e rëndësishme ishte futbolli.

Si është situata në dhomat e zhveshjes dhe si po punon me Antonio Iriondo?
Kemi një atmosferë shumë të mirë dhe një grup të mrekullueshëm lojtarësh. Ne të gjithë merremi vesh mjaft mirë dhe kjo është parë në fushë. Me Antonio, ne punojmë shumë dhe flasim gjatë për futbollin.

Çfarë objektivash i keni vendosur vetes këtë sezon?
Si gjithmonë, të përmirësohem dhe të bëhem një futbollist më i mirë. Dua ta ndihmoj sa më shumë ekipin.

A mendoni se largimi nga Real Madridi ishte diçka e mirë, që të vazhdoni të rriteni?
Të gjitha përvojat janë të mira për një lojtar. Momentet që jetonim në Madrid ishin shumë të bukura dhe, që atëherë, kam mësuar shumë. Kam kaluar nëpër faza të komplikuara, si gjatë kohës sime te Alaves dhe zviceranët e Lausanne. Ato eksperienca më kanë ndihmuar shumë.

Si e mbani mend kohën tuaj në Madrid?
Kam kujtime shumë të këndshme atje. Kam qenë në gjendje t’i ndjek aty të gjitha fazat e rritjes, nga 8 vjeç në Castilla, deri te debutimi me ekipin e parë. Kjo është ajo, për të cilën të gjithë ëndërrojnë. Unë kam qenë në gjendje të përmbush shumë ëndrra atje dhe tani kam për ta bërë këtë në vende të tjera.

Si ishte ndarja e dhomës së zhveshjes me babanë tuaj?
Në fillim ishte pak e çuditshme, por më pas u mësuam. Ndodhi kështu pothuajse për dy vite e gjysmë, një marrëdhënie midis lojtarit dhe trajnerit. Por, në shtëpi, raporti ndryshonte tërësisht, silleshim si babai me të birin.

Ata flisnit për futbollin në shtëpi?
Jo shumë. Ne kemi biseduar për futbollin mjaftueshëm në fushën e blertë.

A do ta shohim babain tuaj të trajnojë një ekip përsëri?
Ne të gjithë e dimë se babai im e do futbollin dhe e pëlqen zanatin e trajnerit. Me siguri, së shpejti do të kthehet. Është vendimi i tij. Tani është duke shfrytëzuar mundësinë e të pushuarit, sepse ka shumë nevojë. Në fund të fundit, të drejtosh Real Madridin është shumë mirë, por një mision i vështirë, me shumë punë.

Si e shihni largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi?
Askush nuk e priste. Unë personalisht as e mendoja. Ai vendosi të largohet dhe po bën shumë mirë te Juventusi. Të gjithëve u mungon, por Real Madridi është shumë i madh. Edhe pa Cristianon, nuk dyshoj se do të përshtatet dhe do të bëjë gjëra të mëdha.

Kush mendon se duhet ta fitojë “Topin e Artë”?
Luka Modric. Për mua është shembull. Eshtë lojtari im i preferuar. Ai është një djalë i pabesueshëm dhe e meriton këtë çmim për atë që ka dhënë në futboll gjatë gjithë këtyre viteve, në të cilët ka fituar tre Champions. Përveç kësaj, ai ka zhvilluar një Botëror të madh në Rusi, kësaj vere.

Si është Enzo Zidane?
Një djalë i qetë, që i pëlqen të jetë me familjen e tij dhe që e do futbollin.

Një kujtim nga futbolli?
Debutimi në “Santiago Bernabéu”.

Një sport, përveç futbollit?
Më pëlqejnë pothuajse të gjitha sportet. Me vëllezërit e mi luajmë basketboll, ose merremi me vozitje.

Të gjithë vëllezërit tuaj janë futbollistë. Aa mund të thoni se e keni në AND këtë sport?
E vërteta është se të gjithë dhe me të vërtetë kënaqemi duke luajtur futboll. Ne po bëjmë shumë mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Një hobi?
Kinemaja.

Një libër?
Një nga Andre Agassi.

Një film apo serial?
Suit.

Ushqim francez apo spanjoll?
Unë do të them spanjoll, në mënyrë që ata të mos çmenden.

Trajneri?
Për mua gjithmonë do të jetë babai im.

Një stadium?
“Santiago Bernabeu”.

Një partner?
Nuk mund të nxjerr në pah vetëm një, sepse të gjithë kolegët e mi më kanë trajtuar shumë mirë.

Idhulli?
Babai im.

Një formacion ideal?
Keylor Navas; Marcelo, Ramos, Varane, Carvajal; Toni Kroos, Modriç, Kanté; Cristiano, Messi dhe Benzema.

Related posts

Messi: Man City e PSG, më të fortit në Europë

Q.Autor

Milan, Kaladze: Gattuso ka transmetuar karakterin e tij tek ky ekip

Q.Autor

SHKËLQEU NË SEZONIN E FUNDIT ME INTER/ Keita Balde i tërheq vëmendjen gjigandit të Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment