Sport Të tjera

“US OPEN”/ Tenisti Djokovic siguron raundin e katërt, fitojnë edhe Zverev e Berrettini

Tenisti serb Novak Djokovic siguron raundin e katërt të grand slam të US Open, pas fitores 3-1 (6-7, 6-3, 6-3, 6-2) ndaj japonezit Kei Nishikori. Fitore me përmbysje e numrit 1 në botë, që synon triumfin e katërt sezonal në një turne të madh.

Në raundin e katërt avancon edhe tenisti gjreman Alexander Zverev, numri 4 në botë. Ai po fitonte 2-1 ndaj amerikanit Jack Sock, në momentin që ky i fundit u tërhoq i dëmtuar (3-6, 6-2, 6-3, 2-1). Më tej avancon edhe italiani Matteo Berrettini, numri 6 në botë, që mundi bjellorusin I.Ivashka.

Nuk zhgënjen as talenti i ri italian Jannick Sinner, që mundi 3-2 francezin Gael Monfils dhe shkon në raundin e katërt. Surprizë eliminimi i kanadezit Dennis Shapovalov, që u mund 3-0 nga amerikani Larry Harris. Në raundin e katërt shkojnë edhe amerikani R.Opelka e gjermani O.Otte.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIPE/ Milan gati 40 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

DORTMUND-MANCHESTER CITY/ Guardiola anulon stërvitjen e fundit, ekipi nuk fjeti gjithë natën. Ja shkaku…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllen 20 minuta: Serbia kryeson ndaj Zvicrës falë Mitrovic (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment