Futboll Seria A Sport

JUVENTUS SFIDON LIVERPOOL/ Gati t’i “rrëmbejë” 18-vjeçarin objektiv për mbrojtjen

Nëse raportimet më të fundit janë të besueshme, atëherë Juventus kërkon të rrëmbejë bojektivin e Liverpool për repartin e mbrojtjes, duke bërë një ofrtë për yllin 18-vjeçar. Lajmet e fillimit të javës aludonin se “Të Kuqtë” po përndiqnin fuqishëm qendërmbrojtësin Jean-Clair Todibo nga Toulouse, me qëllim blerjen e tij në merkaton e janarit. Referuar “Tuttosport”, 18-vjeçari ka tërhequr mbi vete interesimin e klubeve të mëdha europiane me Juventus, Borussia Dortmund, Lyon dhe RB Leipzig në garë për firmën e mbrojtësit.

Tashmë Liverpool ndeshet fuqishëm me kampionët në fuqi të Italisë, Juventus, në garën për 18-vjeçarin, me bardhezinjtë që tashmë kanë bërë një ofertë për blerjen e Todibo që në merkaton e janarit. Lajmi bëhet me dije nga “Calciomercato.com”. Todibo ka luajtur 10 ndeshje në Ligue 1 dhe nuk ka nënshkruar ende një kontratë profesionale te Toulouse, duke ngjallur interesimin dhe shanset se mbrojtësi mund të jetë i gatshëm në merkaton e janarit për një çmim të favorshëm. Sipas raportimeve, Juventus mund të blejë futbollistin duke paguar parametrat e stërvitjes që ka imponuar FIFA, dhe nuk do të ishte një problem për “Zonjën e Vjetër”.

Related posts

FTON ME STIL TALENTIN HAALAND/ Pique: Rri larg Mbapessë, nëse do “Topin e Artë”

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ “Blutë e Londrës” mposhtin me 11-metërsha Frankurtin dhe shkon në finale

Delo.autor

Milan në alarm, Donnarumma nuk ka klauzolë lirimi

Q.Autor

Leave a Comment