Basketball Të tjera

EUROLEAGUE/ CSKA Moskë nuk i ndahet Realit në krye, Barcelona fiton në shtesë

Janë luajtur sot në mbrëmje ndeshjet e radhës së raundit të 7-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Fitorja e pestë radhazi për Barcelonën, që mundi 88-85 Zalgiris Kaunas në fushën e këtij të fundit, ndeshje e vendosur pas 5 minutave shtesë (76-76 koha e rregullt). Një sfidë e fortë dhe me shumë rivalitet, të dyja ekipet dueluan për çdo pikë, por në shtesë triumfoi skuadra “blaugrana”. Më i miri në fushë për spanjollët ishte Kuric me 15 pikë, mbështetur edhe nga Tomic me 14, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e White për lituanezët.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e CSKA Moskë, që mundi 93-79 Bayern në Mynih, në një ndeshje të dominuar nga miqtë. Basketbollistët rusë patën epërsi gjatë gjithë kohës dhe e merituan fitoren, që erdhi nga duart e Higgins, autor i 18 pikëve. Kjo është fitorja e shtatë e CSKA-së në po kaq takime të luajtura, duke ndarë kryesimin e Euroleague së bashku me Real Madrid, me nga 14 pikë secili. Nuk zhgënjen skuadra turke e Anadolu Efes, që para fansave të saj mundi 78-62 grekët e Panathinaikos, sfidë e dominuar nga vendasit. Për Efes u dallua Beaubonis me 19 pikë.

Euroleague – Raundi i 7-të

Darussafaka Stamboll – Armani Milano, 92-98

Buducnost – Victoria Gasteiz, 99-84

Olympiacos – Fenerbahce, 72-73

Real Madrid – Khimki Moskë, 79-74

Anadolu Efes – Panathinaikos, 78-62

Zalgiris Kaunas – Barcelona, 85-88

Baryern Mynih – CSKA Moskë, 79-93

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Na duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët për të mirën e Ferrarit

Delo.autor

KRIM MAKABËR/ Boksieri dhunon për vdekje të dashurën 5 muajshe shtatzënë (FOTO)

Delo.autor

NBA/ Lakers marrin kreun në Perëndim, San Antonio befason Clippers

Delo.autor

Leave a Comment