Boks Sport

KAMPIONI SHQIPTAR/ Keta reagon pas kërkesës së revanshit, publikon të dhënat e ndeshjes

Para disa javësh u bë publik lajmi se kundërshtari turk Mehmet Fatih Karakus që ishte mundur nga Ferit Keta më 9 shtator në Dibër të Madhe kërkonte revansh aty ku mban dy titujt botëror në kickbox. Pas zhurmës së bërë në mediat turke dhe insistimit të boksierit turk, ka ardhur përgjigjja nga boksierët Keta. Ka qenë trajneri Feritit, Ismail Keta i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka zbuluar se kanë pranuar sfidën dhe kanë përcaktuar datën dhe vendin e ndeshjes, përkatësisht më datë 8 dhjetor në Mynih të Gjermanisë.

Feriti ka fluturuar para disa ditësh drejt Gjermanisë për të nisur përgatitjet për këtë sfidë, që do e rikthejë atë në Kickbox.

Konkretisht në komunikimin e Ismail Ketës shkruhet:

“8 dhjetor 2018 ne Mynih, Ferit Keta kundra Fatih Mehmet Karakuş, i cili humbi ne boks kundra Feritit në Dibër të madhe.!!!

Një mbrëmje qe i kalon përgjegjësitë sportive pas asaj që turku (KARAKUS, 2 here kampion bote) i mbështetur nga mediat turke, kerkoi shumë herë ndeshje kthimi në kickbox kundra FERITIT duke thëne përveç fjalëve patriotike si “për të bërë Turqinë krenar” , se “nëse Ferit Keta fiton unë dhuroj 2 titujt e mi, ndeshem kundra Feritit në Tiranë, Dibër të Madhe, Gjermani apo Turqi. Ndeshem edhe pa kosto financiare nëse familja KETA nuk mund të më paguaj”!!!

Heshtja nuk ka qene asnjëherë përgjigje/zgjidhje për ne, prandaj duke e parë si sport dhe përgjegjësi për të nderuar Shqipërinë dhe Shqiptarët me djersë dhe sjellje, pranuam këtë sfidë me dt. 8 Dhjetor ne Mynih.”

Related posts

“TI JE K*RVË”/ Wanda Nara ka në dorë videot e s*ksit që aktorja përvëluese i çonte Icardit (FOTOT)

Delo.autor

“BOMBA” E RRADHËS NGA SPANJA/ Ishte ndër më të dobëtit në fushë, Ronaldo mendon…

Delo.autor

FLET PRESIDENTI MADRILEN/ Cristiano Ronaldo do kthehet një ditë tek ne

Isa.Autor

Leave a Comment