Basketball Të tjera

Kombëtarja e femrave, nesër sfida me Hungarinë në “Eurobasket 2019”

Të shtunën në mbrëmje (ora 17:00), kombëtarja e femrave në basketboll do të luajë ndaj Hungarisë ndeshjen e saj të 5-të në eliminatoret e Women Eurobasket 2019 (Kampionati Europian). Takimi do të luhen në sallën e lojërave “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park, sfida e fundit që vajzat kuqezi luajnë në këtë event europian në fushën e tyre (më 21 nëntor, Shqipëria do të luajë në Lituani). Shqipëria ndodhet në Grupin C të fazës eliminatore, së bashku me Rusinë, Lituaninë dhe Hungarinë.

Prej 10 ditësh kombëtarja e drejtuar nga trajneri Viron Toska dhe stafi i tij është përgatitur në qytetin e Korçës, ku është stërvitur dy herë në ditë. Shqipëria ka luajtur 4 ndeshje deri më tani në këtë event, duke i humbur të gjitha ndeshjet, madje me rezultate të thella: Dy takimet ndaj Rusisë dhe nga një ndeshje me Hungarinë e Lituaninë. Për pasojë, Shqipëria ndodhet në vendin e fundit në grup dhe dy përballjet e fundit janë thjesht për statistikë, pasi nuk pritet ndonjë mrekulli.

Kjo ndeshje do të transmetohet “LIVE” edhe nga ekrani sportiv i TELESPORT.

Lista e kombëtares: Eliverta Bujari, Xhesika Toska, Klea Verri, Elektra Zykaj, Enxhi Xhanaj, Ornela Lalaj, Gera Bujari, Jelena Nikpaljevic, Adelajda Aliaj, Aida Palko, Dea Hasanaj, Silvi Sinani, Sara Gjoni.

Trajner: Viron Toska; Zv.trajnere: Ledina Koçi

Ndeshjet e Shqipërisë në Grupin C

Shqipëri – Rusi, 37-122

Hungari – Shqipëri, 137-48

Shqipëri – Lituani, 61-119

Rusi – Shqipëri, 148-35

17 nëntor, Shqipëri – Hungari, ora 17:00

21 nëntor, Lituani – Shqipëri, ora 17:30

Related posts

“NJERËZIT FLASIN SHUMË”/ Ruiz nis “duelin e heshtur”: Nuk merrem me Instagramin, do të…

Delo.autor

FORMULA 1/ Luca Baldisserri nuk kursen kritikat: Vettel është i mbivlerësuar, nuk është…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Tifozi e rrëzon pak kilometra nga fundi, shikoni çfarë i bën çiklisti (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment