Futboll Seria A Sport

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Klubi I NJOHUR akuzohet për ryshfete, RREZIKON SHUMË

Saga e shitjes së Palermos ka një tjetër kapitull të turpshëm, teksa ish-presidenti i klubit është akuzuar se i ka dhënë ryshfete gjykatësve për të shmangur falimentin. Palermo rrezikonte falimentin në fillim të sezonit, teksa pronari Maurizio Zamparini kërkonte me çdo kusht të shiste klubin.

Është lajmëruar javën e kaluar se është gjetur një blerës, por klubi sicilian është njollosur me një tjetër skandal. Blerja nga Paul Baccaglini ka kolapsuar, kështu që ekonomisti Giovanni Giammarva është emëruar si president teksa Zamparini vazhdon si pronar.

Si ekonomist, atij i janë besuar llogaritë e klubit, por sot prokurorët kanë akuzuar atë dhe gjykatësin e çështjes. Magjistrati i Caltanissetta ka akuzuar Sidoti-n, një gjykatës falimenti, se ka lejuar klubin të shmangë shpalljen e falimentit, në shkëmbim të një vendi pune të mikut të tij Palazzolo.

Gjykatësi investigativ ka urdhëruar që ai të pezullohet për një vit, për akuzat e ryshfeteve, abuzimin e detyrës dhe rrëfimin e informacionit konfidencial.

Related posts

ALEXIS SANCHEZ DREJT LARGIMIT NGA MANCHESTER UNITED/ Shkak bëhet e dashura e tij

Isa.Autor

14 GOLA NË 30 NDESHJE ME INTER/ Gjigantët e Premier League të “çmendur” për talentin 20-vjeçar…

Delo.autor

U kritikua ashpër/ Mesut Ozil thyen heshtjen duke thënë se Gjermania duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment