Futboll Seria A Sport

ZBARDHET PRAPASKENA/ Ibrahimovic i tradhëtuar: MILANI më premtoi se NUK do më…

Në autobiografinë e tij, Zlatan Ibrahimoviç pranon se është ndjerë i tradhëtuar nga Milani kur e shitën atë te Paris Saint-Germain.

“Ata më premtuan se nuk do të më shisnin.” Suedezi 37-vjeçar raportohet se po shkon sërish në San Siro, aty ku luajti nga 2010-2012, ku edhe ka thënë disa herë se nuk e dëshironte largimin nga ai vend.

Shumë detaje janë dhënë në librin e tij të ri “Unë jam futboll”, ndër të tjerat “La Gazzetta dello Sport” ka publikuar një fragment ku flitet në lidhje me përvojën e tij me ish-drejtorin e Milanit, Adriano Galliani.

“Galliani më tha: ‘Ibra, ti nuk ke pse të shqetësohesh, nuk do të të shesim.’ Pak javë më vonë, isha në shtëpinë time të pushimit në Vaxholm. Sapo isha kthyer nga deti dhe pashë se kisha pesë thirrje të humbura në telefonin tim nga Mino Raiola.

“Ai ishte betuar se nuk do të më telefononte gjatë pushimeve të mia, kështu që e dija se diçka po ndodhte. ‘Duhet të flasim. Leonardo do të të marrë në telefon’. Pyeta vetën kush ishte ky Leonardo, pastaj mblodha mendjen, Leonardo drejtori sportiv te PSG-ja. ‘Dëgjo nuk dua të flas me të, nuk kam se çfarë të flas, pasi Galliani më premtoi që nuk do të më shiste.’ “

“Raiola ma ktheu: ‘Shiko, në të vërtet ata tashmë të kanë shitur…’”

Related posts

Batshuayi drejt largimit nga Chelsea, Sevilla e kërkon në huazim

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ BOURNEMOUTHIT/ Guardiola: Kemi bërë një nga ndeshjet më të mira, ata ishin të…

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Nica: Dua rezultat pozitiv, fitorja e rivalëve na shton presionin

Delo.autor

Leave a Comment