Futboll Të tjera Tennis

ZVEREV ME KËMBË NË TOKË/ Federer, Nadal e Djokovic janë ende më të mirët

Alexander Zverev e mbylli vitin 2018 me një fitore, atë në turneun e ATP Championship, ku mposhti në finale numrin 1 në botë Novak Djokovic. Tenisti 21-vjeçar gjerman konsiderohet nga të gjithë si ylli i ardhshëm i këtij sporti, por vetë Zverev kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë. “Pa dyshim që ky është titulli im më i rëndësishëm në karrierë. Në finalen e Londrës luajta mjaft mirë. Të fitosh turneun duke mundur në gjysmëfinale Federer dhe në finale Djokovic do të thotë shumë për mua”, tha Zverev.

“Ne të rinjtë gradualisht po shpërthejmë dhe kjo fitore e imja shqoërohet me atë të Khacharov në Paris apo ajo  e Tsitsipas në Toronto. Pra, një brez i ri po del. Megjithatë, Federer, Nadal e Djokovic janë ende më të mirët, kanë një armë më shumë në anën e tyre, eksperiencën. Ata mbeten ende tenistët për t’u mundur edhe për 2019-ën. Unë do të bëj maksimumim tim për t’u përmirësuar dhe për t’i mundur sërish. Shpresoj që viti 2019 të jetë edhe më i suksesshëm se ky që po mbyllet”, u shpreh Alexander Zverev.

Related posts

Jo vetëm Mbappe/ Zbuloni ylli e ri të Botërorit që çmend klubet më prestigjioze të Europës

Isa.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Presidenti i UEFA-s, Čeferin dhe Presidenti i Federatës Hollandeze, Van Praag letër ngushëllimi për viktimat e tërmetit

Delo.autor

FOTO/ Zbulohet fanella e re e Barcelonës për sezonin tjetër

Q.Autor

Leave a Comment