Futboll Seria A Sport

ARBITRI MË I MIRË/ Mjeshtri i VAR-it: JA kush do të vendos drejtësi në JUVE-INTER

Do të ketë mbi shpatulla një peshë jo indiferente, por ka treguar deri tani se ka ditur që të mbajë presionet. Masimiliano Irrati është zyrtarizuar si “bilbili” i supersfidës së mbrëmjes së sotme në “Allianz Stadium”.

C_29_articolo_1250149_upiImgLancioOriz

Gjyqtari nga Pistoia ishte jo vetëm arbitri i parë që drejtoi Kristiano Ronaldon me bluzën e Juves, por në të njëjtën kohë që u shpreh edhe mbi afrimin e portugezit në Serinë A si vlerë e shtuar.

Në të njëjtën kohë, Irrati, arbitri që mbajti 70 për qind përgjegjësinë e regjisë së sistemit VAR në Botërorin rus, ka arbitruar sivjet qoftë Juven, ashtu sikurse edhe Interin, në duelet ndaj Lacios, në të cilat të dyja skuadrat që do të përballen sot me njëra-tjetrën dolën fituese, ndërsa ai u vlerësua me notat maksimale.

Për sa u përket statistikave, precedentët e Juventusit me Masimiliano Irratin janë 10 mes Serisë A dhe Kupës së Italisë, me një bilanc prej 9 fitoresh dhe 1 barazimi.

Ndërsa me Interin bilanci flet për 6 fitore dhe 3 humbje, ku mes sukseseve më të rëndësishme është ai 7-1 ndaj Atalantës në sezonin 2016- 2017. Irrati, arbitër i FIFA-s që nga 1 janari i vitit 2017, do të ndihmohet nga anësorët Meli e Paseri, ndërsa Doveri do të jetë i katërti. Ndërkohë, në sistemin VAR do të jenë prezent Guida dhe Karbone.

Related posts

MISTERI ME FANELLËN E INTER/ Mbrojtësi Hakimi zgjedh 55-ën, por zhduket njoftimi

Delo.autor

ZBULON REFUZIMIN E TRANSFERIMIT TEK BARCELONA/ Ylli i Premier: Oferta ishte huazim 6-mujor si…

Delo.autor

Situatë “e çuditshme” në Austri, vendos në rrezik miqësoren e luksit

Sadik.Autor

Leave a Comment