Futboll Premier League Sport

Crystal Palace trondit Cityn, Liverpooli forcon kreun në Premier League

Crystal Palace e ka tronditur kampionin në fuqi Manchester Cityn duke ia shkaktuar humbjen e dytë këtë sezon në Premierligë, pasi e mposhti 3-2 të shtunën midis “Etihadit”.

Skuadra e Pep Guardiolës, që vetëm dy javë më parë e pësoi humbjen e parë kur u mposht në deri nga Chelsea, lëshoi përsëri pikë pas humbjes ndaj Palace dhe tani ngel katër pikë prapa liderit dhe skuadrës së vetme të pamposhtur deri tani në ligë, Liverpoolit të Xherdan Shaqirit.

Vendasit e nisen furishëm takimin dhe lanë të kuptohej se edhe kjo ndeshje do të ishte një fitore e zakonshme e tyre, kur Ilkay Gundogan realizoi me kokë për 1-0 në minutën e 27-të.

Palace i dha një goditje të rëndë skuadrës së Guardiolës kur shënoi dy gola për dy minuta.

Jeffery Schlupp e barazoi rezultatin në minutën e 33-të, para se Androi Townsend të shënojë një gol të jashtëzakonshëm me vollei nga rreth 30 metra largësi, duke e përmbusyr Cityn.

Vizitorët e nisen pjesën e dytë aty ku e lanë të parën. Luka Milivojevic shënoi nga penalltia për 3-1.

Në fund të takimit, vendasit shënuan edhe një herë përmes Kevin de Bruyne, por pamjaftueshëm për ta shmangur humbjen e dytë në tri takimet e fundit në ligë.

Liverpooli mbetet lider me 48 pikë, katër më shumë se Manchester City. Ndërsa, Crystal Palace renditet e 14-ta me 18 pikë.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas 12 minutash lojë, bomberi Lewandowski ndëshkon me kokë Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

Fassone: “Shumë shpejt zyrtarizojmë rinovimin me yllin e Milan…

Isa.Autor

Leave a Comment