Futboll Shqipëri Sport

KAOS TOTAL/ Vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit, Skënderbeu në krizë të thellë rezultatesh

Skënderbeu në pesë ndeshjet e fundit ka qenë si mos më keq me pikë. Në 450 minuta apo pesë takimet e fundit, kampionët në fuqi kanë grumbulluar vetëm katër pikë. Korçarët janë mundur me Laçin, Kukësin dhe Teutën. Kanë mundur vetëm vlonjatët dhe kanë barazuar me Tiranën në kryeqytet me një stadium bosh.

Në sezonin e parë, situata ishte pak më ndryshe, ku me Laçin e Tiranën barazonte e humbiste me Teutën. Gjithsesi, Flamurtarin dhe Kukësin i mundte. Korçarëve u mungojnë katër pikë nga faza e parë. Gjithsesi, në takimin e radhës statistikat janë me korçarët, të cilët në vitet 2000 nuk janë mundur asnjëherë në fushën e tyre me Luftëtarin.

Veç ndeshjeve të fundit, korçarët problemin më të madh e kanë në transfertë, që në gjashtë takimet e fundit kanë humbur tre të tilla, kanë barazuar një dhe kanë fituar dy sfida.

Related posts

DONATELLI/ Arsenali ka marrë mesfushorin e dytë më të fortë në Europë…

Isa.Autor

Pacult do t’i çudisë të gjithë, presidenti Gjici vendos për premion

Sadik.Autor

“Do e ndaj në dysh”, Casemiro kur pyetet për duelin me Douglas Costa në Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment